FOTO: Nga Rama, te Basha dhe peshku, një tjetër seancë kaosi në Parlament

February 1, 2018 18:06

FOTO: Nga Rama, te Basha dhe peshku, një tjetër seancë kaosi në Parlament

Parlamenti u shndërrua dje në arenë përplasjesh e debatesh. Tone të larta, akuza, gjeste e madje deri edhe peshq origjinalë u panë sot në vendin ku miratohen ligjet.

LSA ka publikuar disa prej tyre. Në një moment Basha dhe Rama shihen shpinë më shpinë në korridorin midis dy radhëve të karrigeve.

Ndonëse kryeministri flet shpesh me fjalë të mira për rivalin e tij politik, këtë radhë gjullurdia e bërë nga opozita duket se e ka distancuar nga kreu i PD-së.

Më tej Basha shihet teksa flet me Berishën, me sa duket për të marrë ndonjë këshillë nga lideri historik i PD-së.

Një sherr i madh zhvillohet mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së ku shihen duke folur dhe mimika të acaruara.

Ndërkaq pas ndërprerjes së seancës, kryeministri Edi Rama largohet me deputeten e PS-së Elisa Spiropali nga parlamenti.

Një deputet demokrat u paraqit në parlament me një peshk gjigant në valixhe. e.k/dita

February 1, 2018 18:06
Komento

7 Komente

  1. Tartufi February 1, 18:39

    Nuk eshte qesharake kjo stalle ,me peshq , ngjala dhe rjeta peshkimi.
    Qesharak eshte populli ,qe i zgjedh keta per t ju dhene mesazhin nga kjo
    stalle gaztore.

    Reply to this comment
  2. Adih February 1, 19:13

    Tartufi @……Jo ore jo ,kjo eshte frika ,dhe kesaj radhe e kane shtepine pa qira ne papilonin e RECIT te Shkodres . Te jesh i sigurte ,eshte vetem ceshtje kohe . Do me kujtosh .o Tartufi.

    Reply to this comment
    • Tartufi February 1, 20:01

      Do te te kojtoj,per ate qe me ke vertetuar.. Zgjuarsija eshte
      e atij qe parashikon ,se c fare do te ndodhi,jo e atij,qe
      komenton te ndodhuren. Nje popull qe eshte dishues eshte veshtire te besoje tek ndrishimet.. Ndrishimet e medhaja tek popujt e vegjel ndodhin kur kan vendosur te medhenjte ta ndrishojne statukone. Me vjen keq per
      popullin tim,qe maestrua i madh Amerika zgjodhi per ti sherbier,, ate,, qe nuk i sherben me shpirt ketij populli si bariu i mire.,,,por si nje harbut pa vlera..

      Reply to this comment
  3. Procesi i Fermentimit dhe gazrave politike shqiptare te shekulli 21 February 1, 20:36

    Ku jane shkollaret intelektualet ( si quhet rendomte, njerzit e mencur ) ai 10 % Profesionistet ? U a ka zene frymeen POLITIKA ORDINERE 27 vjecare ! Nuk kane as fuqi dhe as takat te dalin mbi keto lloje plerash rrugace, cfare nuk na ka pare syri dhe degjuar veshet ne keto 27 vjet !!
    Po keto fytyra njezet e shtate vjet ne Parlament, ndryshimi eshte se jane plakur kerusur, shemtuar, dhe jane bere me djallzore dhe intrigante me njeri tjetrin !
    Ku jane intelektualet e ndershem profesionist ai 10 % ?
    Siduket fermentimi I fekaleve politike kane krijuar aq gaz sa do te clirohet vet, me kalimin e kohes ! jeta ben te veten !
    Por eshte fakt se intelektuaalizmi si rryme qe ndricon te ardhem dhe ben ate qe vendi te ec me shpejt eshte I venitur nga fekalet politike, ne fermentim e siper !
    Bile edhe ajri shqiptar eshte I mbushur me politike te gjithe thithin gazrat politike qe leshohen per dite ne natyren shqiptare sa kane asfiksuar te gjithe dhe nuk jane ne gjendje te thellohen dhe te mendohen qe nje dite ti thone Mjafte me ! Na qelebet me politike, mengjez drake darke !

    Reply to this comment
  4. tomsojeri February 1, 21:14

    jevgu matu e gaxhoi fut i thon ksaj or Adih e makar te shofim ndonje nokaut ,por kta zgjebe qe perfaqsojn ket lloj popull qe ha cti japesh, jan hudh ne sulmin e madh “tuto per tutto” dhe avash avash do e shofim ate pallrlament ta kthejn ne ring katchi, qe te largojn “gjyqtaret”duke then “hani kokat”o zogj kurvash kanibal te pandreqshem ! Hani “mish” shqiptaresh qe fugojn mbas hajduteris ,hipokrizis ,e krimineleve ! Milet qorr fole bandash e hakmarjesh, qe pranojn cdo ftyr te ndyr tju “kendoj ungjillin” e mashtrimit dhe pabesis qe ti shpetojn ndeshkimit e esht kaq e dukeshme ,aq e prekeshme, aq e njohur sa turpi rendon mbi ne qe i pranojm ! Shiko si sillen ,si shahen si cirren e shtremberoen, rrugacer te mbuluar ne lluksin e hajnis ,shikoni shikoni ,i shohim ne e i sheh gjith bota, kte klas qe drejton shqiptaret, qe i vjedh i vret e tallet me ta !!!! Shiko shiko kte karagjozin e ri me kollare, qe ka fut ne valix “hajdarin ” e PD-LSI e i drejtohet cirkut te madh !
    O profesor i nderuar Primo Shllaku ,na spjego te lutem cfar lloj mileti jemi e pse ndodhin kto !! A meritojm te jetojm ne kte lloj demokracie, nese quhet e till apo vec dajaku enverian i sjell ne rug kta kanibal ??????

    Reply to this comment
  5. Nji simbioze e rrezikeshme Shqiptare February 1, 22:55

    Shqiperia ka nji Problem shume te madhe me ate perberje ,ate bashkesi qe luftojne njeri tjetrin ,
    ate art simbioze qe rrezikon gjithcka madje edhe vet exzistencen e Shtetit Shqiptare .Dhe nj Art i tille ,i ngjan asaj ,si te mbledhesh disa bakterie te ndryshme dhe futesh ne nji ene ,kazane ,(si eshte parlamenti yne psh) te cilat luftojne per jete a vdekje me njera tjetren .
    Dhe kuptohet se kjo s’erdhi rastesishte ,por nji seleksionim i tille u be qysh me pare nga aleatet ,gje e cila krijoj frontet ,te cilat formuan endekun midis interesave qe perfaqsojne dhe sot ai hendek midis te dy bakterieve /kafsheve/njerezve sa vjen e thellohet me shume ne cdo aspekt .
    Ktu qendron katastrofa qe kercenon Shqiperine ,qe mjerishte asnji nga politikanet ne pushtet ,nuk ja ka absolutishte iden .
    Nji shtet mundet te exzistoje dhe funxionoje asnjiher ne kte simbioze ,por vetem ne koperacione ,e akoma me mire ne Altruizem . Shteti eshte si nji trup njeriu ,pare kte nga nji perspektive biologjike . Nqs lidhje ndihme per njeri-tjetrin s’ka exzistence .Kjo ndodhe e dhe me (shtetitn) Trupin njerezore .Nqs organet nuk jane te lidhur me njeri-tjetrin e funxionojne peeer njeri-tjetrin ,per te mundesuar jeten ,ky Trup (shteti pra) vdes !!!
    Pra keshtu funxionojne gjerat ne jete edhe politike sipas ktyre principeve biologjike . Nqs si bashkesi a do funxionoj ne koperacion ose akoma me mire ne ate princip Altruizmi do exzistojme .Sa me i forte te Jet altruizmi aq me e forte me e bashkuar pra eshte shoqeria dhe shteti . Pra sipas te Tilla principeve funxionon sot Bota Moderrne .Nqs pushteti nuk i referohet njohjeve te principeve te Tilla ,nuk arrin ti kuptoje si funxionojne te gjitha kto ,do ta ket te veshtire te mbijetoje e rrezikoje te ardhmen e shtetit .
    Nqs kta pushtetare sdo Duan tja dijne fare ,mbi kto principe qe jane pjes e evolucionit njerezore ,atehere e kann percaktuar fatin e Shqiperise qysh me pare .

    Reply to this comment
  6. Lili February 2, 00:36

    Edhe e zgodhen Rucin kishe per te kontrolluar Parlamentin ma mire…
    Edhe ma zi u ba,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*