FOTOT / Nis pastrimi i Pazarit të Ri, gati për të pritur vjeshtën me akoma më shumë gjallëri

October 2, 2017 10:41

FOTOT / Nis pastrimi i Pazarit të Ri, gati për të pritur vjeshtën me akoma më shumë gjallëri

Pas një vere plot me aktivitete të panumërta në çdo orë të ditës, duke tërhequr mjaft vizitorë vendas dhe të huaj, Pazari i Ri i është nënshtruar këto ditë pastrimit të tij të plotë.

Punonjës të shumtë kanë nisur larjen dhe dizinfektimin e sheshit kryesor ku organizohen panaire dhe ngjarje të shumta artistike, ndërkohë që vëmendje i është kushtuar dhe pastrimit të stolave apo të bordurave të ndryshme.

Pazari i Ri, i cili konsiderohet si një nga xhevahirët e rinj që i është shtuar Tiranës pas rehabilitimit të plotë nga ana e Bashkisë së Tiranës, është tashmë gati për të pritur vjeshtën me akoma më shumë gjallëri.

Në 2016, Bashkia e Tiranës projektoi rinovimin arkitekturor të tregut në vend të kompleksit të vjetër, një strukturë moderne në qelq dhe çelik e hapur në anët e saj, me një mbulesë asimetrike që kujton çatitë e shtëpive tradicionale të Tiranës.

Që prej muajit mars, kur Pazari i Ri u inaugurua zyrtarisht, përmes tezgave mund të shohësh gjithnjë e më shumë turistë të cilët gjejnë rastin të shijojnë specialitetet e kuzhinës tradicionale shqiptare.

Sot janë mëse 300 subjekte të cilët kanë vendin e tyre në këtë strukturë të re, 135 tregtarë të fruta-perimeve, 25 janë tezgat që kanë si specialitet tregtimin e mishit e të peshkut, në tregun e restauruar otoman të peshkut. Një hapësirë e veçantë i është dedikuar artizanatit tradicional.

Fasadat shumëngjyrëshe të pallateve që rrethojnë tregun, në një alternim motivesh dekoruese tradicionalë dhe tavolinat plot me njerëz në çdo orë, e bëjnë vërtet një projekt të denjë.

October 2, 2017 10:41
Komento

2 Komente

  1. aty October 2, 13:28

    Te gjithe keta punetore per mua jane diletante e jo profesioniste, shiko vetem mjetet e punes.Ketej nga perendimi ate pune e bene vetem nje femer me mjetet e duhura e jo me ate pompe uji qe perdor ai zoteria qe nuk ka presion fare dhe tjetra druri nuk do uje se pak uje merr nga natyra por duhej tja shtoi pak edhe ky se eshte mangut.Une nuk e marr me punetoret por me kapon e tyre ai qe i paguan per punen qe bejne.Duhet te jene ndermarrje me serioze e jo diletante.

    Reply to this comment
  2. Vetetima October 2, 18:52

    Bravo ju lumte keshtu mbahet vendi ,jo vetem ta ndertosh por dhe te kujdesh!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*