FOTOT: Një ditë në Muzeun e Parave të Shqipërisë

April 19, 2016 10:04

FOTOT: Një ditë në Muzeun e Parave të Shqipërisë

Entela Resuli – DITA

Për herë të parë në Shqipëri, kemi një muze banke. Ideja e lindur disa vite më parë, në fund të vitit të  kaluar u përurua me sukses. Sot në Bankën e Shqipërisë, dy kate të ndërtesës origjinale të saj janë  kthyer në Muze, i cili çdo të enjte pret e përcjell vizitorë. Ky që do të shohim sot është “Muzeu i Parave”, një muze që ka në thelb valutën shqiptare ndër shekuj, por edhe objekte të tjera historike që lidhen me të shkuarën e Bankës dhe me antikitetin.

Përgjegjësja e Muzeut, Besa Prela, na pret në hyrje të institucionit duke na shoqëruar në guidën që i  bëhet çdo personi që zgjedh të shohë nga afër këtë pasuri të trashëguar qysh në kohët e lashta.

Ajo na thotë se vizitat nga grupet turistike, shkollat, grupet shoqërore, por edhe individët, mund të bëhen vetëm ditën e enjte. Kjo ditë është caktuar si ditë vizitash. Vizitat rezervohen me anë të email-it i cili gjendet në faqen zyrtare të bankës dhe ato janë pa pagesë… Deri më tani kurioziteti ka qenë i madh. Studentë, grupe shoqërore, nxënës si dhe turistë të huaj kanë zgjedhur që ta vizitojnë këtë muze. Rezervime dhe interesa ka patur edhe nga shkollat të cilat në mënyrë të organizuar kanë zgjedhur që të vizitojnë Muzeun e Bankës së Shqipërisë këto kohë.

Shoqëruesja jonë, Besa na tregon se Muzeu synon të informojë publikun mbi  historikun e monedhave të shtypura dhe të qarkulluara në vendin tonë dhe viset e tij historike, si dhe të fijet e dukshme dhe të padukshme me të cilat ajo ndikon, mbi të gjitha, jetën tonë të përditshme.

Në katin e parë, sa hapet dera, na pret një glob i cili është i veshur me monedha euro. Në këtë kat ofrohet informacion për botën fizike të parasë, ajo pjesë e saj që është e prekshme për vizitorin, në një trajektore ekspozitorësh që arrin kulmin në Dhomën e Thesarit ose siç njihet ndryshe Rotondo (dhoma rrethore kasafortë e ndërfutur në një dhomë pesëkëndore sipas projektit origjinal të Morpurgos).

1Në Dhomën e Thesarit paraqitet pamja maksimale e parasë, përmes ekspozimit të një Lingote të Artë. Ekspozita e përhershme e katit të parë, prezanton koleksione të monedhave që kanë qarkulluar në territoret e vendit tonë në këto dy mijë vjet. Ato janë pjesë e koleksionit numizmatik të Bankës së Shqipërisë dhe Institutit të Arkeologjisë  dhe janë përzgjedhur e studiuar me një kujdes të veçantë përmes një bashkëpunimi të gjatë me arkeologë, numizmatë, historianë e etnografë të mirënjohur të vendit.

Sipas Prelës, falë dhe mbështetjes së Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Institutit të Arkeologjisë, koleksioni i këtij Muzeu prezanton objekte unikale dhe mbresëlënëse, si 4 sëpata bronzi, pjesë e Thesarit të Torovicës, të cilat i përkasin shekullit të X p.e.s dhe dëshmojnë mbi këmbimin paramonetar në territoret historike të vendit.

Ngjitemi me shkallë në katin e dytë, i cili ofron informacion dhe pamje tjetër nga kati i parë. Kjo hapësirë paraqet edhe anën tjetër të botës së parasë, formën e saj dixhitale. Në këtë pjesë të Muzeut prezantohet historia e institucionit të bankës qendrore në Shqipëri, roli i saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe garantimin e stabilitetit financiar të vendit, funksionet e saj kushtetuese për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare, për emetimin e parasë, për administrimin e rezervës valutore, për ofrimin e sistemeve të pagesave, e kështu me radhë. Pjesë e itinerarit është edhe Dhoma e Hologramit,  në të cilën shfaqet për vizitorin një rrëfenjë monedhash antike, të projektuar në hapësirë, në 3 dimensione 360 gradë, si pjesë e gjuhës më të sofistikuar të procesit të  dixhitalizimit.

2Me një fokus të veçantë për edukimin e publikut, ky Muze vjen i pajisur me hapësira të dedikuara për ciklin e ulët dhe atë të mesëm arsimor. Trupa pedagogjike së bashku me nxënësit mund të zhvillojnë orë mësimore, leksione dhe aktivitete të tjera didaktike në fushën e parasë dhe të ekonomisë. Muzeu i Bankës së Shqipërisë përfaqëson edhe një destinacion të ri turistik në zemër të Tiranës si dhe një qendër të përhershme informacioni ku publiku i gjerë mund të mësojë më shumë mbi të gjitha aspektet e parasë dhe të ekonomisë, si dhe të kuptojë më mirë funksionin e Bankës Qendrore. Për të parë nga afër paratë dhe objekte të tjera me vlerë, do të duhet ta vizitoni dhe ta shihni vetë me sytë tuaj.

Dhoma e thesarit

Për herë të parë  muzeu ka hapur dhomën e thesarit. Kjo dhomë, e ndërtuar në vitin 1938 në formë 6 këndore, është prej çeliku dhe betoni, krejtësisht e blinduar dhe ka një derë me trashësi 50 cm në çelik. Gjithçka është prodhuar në Parma të Italisë dhe është montuar që në fillim të hapjes së bankës. Dhoma e thesarit nuk ka qenë hapur kurrë dhe sot është bërë muze. Brenda tij është ekspozuar një lingotë ari me peshë 12,4 kilogramë dhe me vlerë afro 500 mijë euro si dhe të gjitha llojet e monedhave të floririt që kanë qarkulluar në Shqipëri në 200 vitet e fundit. Kjo është dhoma më e madhe kasafortë që ka ekzistuar në Shqipëri. Në raste të rrezikut, në pjesën e pasme të saj, është një derë rezervë e pajisur me shkallë.

3

9 4 5 6 0 7 8 11 12 13 14 15 16 17 18 10

April 19, 2016 10:04
Komento

4 Komente

  1. Arber Iliri April 19, 13:01

    Nje pune dinjitoze me vlere dhe interesante, urime.

    Reply to this comment
  2. Patriot April 19, 17:10

    Kur shikon kete muzeum,thua;a i shkon per shat ky muzeum nje populli te varferuar deri ne minimumin e minimumit per jetesen,apo deshira per te pastruar leket e piset nuke ka as moral dhe as popull.
    Pe idete e cmendua jashte kerkesave e drteve te popullit,nje dite te afert autoret e tyre d te pergjigjen para ligjit.
    Ai muze luksi nuke eshte as ne vendin me te zhvilluar e jo me ne Shqiperin e grabitur e tjetersuar me fuqine botes se krimit e korrupsionit politik.
    Faenderoj redkasine Dita per informaionin qe japin.

    Reply to this comment
  3. Lipa January 19, 14:01

    Pa koment . Ju lumt.

    Reply to this comment
  4. Nevza January 19, 14:05

    Pa koment . Ju lumt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*