FOTOT: Një vit pas ndarjes nga jeta, kantautorit Françesk Radi i dedikohet bust

April 3, 2018 12:40

FOTOT: Një vit pas ndarjes nga jeta, kantautorit Françesk Radi i dedikohet bust

 

Kantautori i njohur shqiptar Françesk Radi u nda nga jeta një vit më parë.

Miq, të afërm dhe dashamirës të muzikës së tij, u mblodhën sot pranë kodrave të Liqenit Artificial, për ta përkujtuar, në nder të të cilit u vendos dhe busti i artistit, në vendin që ai deshi aq shumë në këtë qytet, ku me kitarën e pandashme krijoi meloditë e para.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kantautori i njohur i muzikës shqiptare, përmes tingujve dhe teksteve të tij, ishte burim frymëzimi për shumë të rinj.

Franko ka ndryshuar shumë jetë njerëzish, ka prekur shumë individë e ka frymëzuar shumë të rinj. Për shumë njerëz ai ka qenë edhe arsye mbijetese në një situatë shumë të vështirë, ku fjala e lirë, muzika, opinioni, bindjet e lira kanë qenë sfidë për Shqipërinë. Vetëm ata që janë trima të vërtetë marrin guximin të sfidojnë në momentet më të vështira status-quon, realitetin, gjërat që ndodhin, të provokojnë një debat, atëherë kur të bëje një gjë të tillë, të kushtonte jetën. Ai i kushtoi vitet më të bukura të jetës, e megjithatë detyra e gjeneratës sonë, e një brezi të ri që merr stafetën nga një gjeneratë tjetër, është të mos harrojë dhe të kujtojë”, tha Veliaj.

“Për mua, për familjen, për të gjithë adhuruesit e Frankos është një kënaqësi e madhe që e lemë mes njerëzve. Ai do të mbahet mend si kantautori i parë shqiptar, si i riu që solli risinë në muzikën shqiptare, që futi modernen, për të cilën nga diktatura u dënua afro tre dekada, iu hoq e drejta e krijimtarisë në fushën e muzikës së lehtë, pa ia shuar kurrë pasionin për muzikën, sepse edhe në Pukë, edhe në Fushë-Arrëz, Frankoja punoi me të njëjtin pasion. Është një kujtim vërtet i bukur, faleminderit Bashkisë së Tiranës, faleminderit z. Veliaj për gatishmërinë. Është një mrekulli”, u shpreh mes emocionesh Tefta Radi, bashkëshortja e kantautorit.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se busti i artistit të njohur në Parkun e Liqenit do të shërbejë edhe si një nxitje për sjelljen qytetare.

Jam shumë i lumtur që ky ‘xhevahir’, ashtu siç ishte në të gjallë, është sot një stoli për Parkun madh të Tiranës, sepse Franko mbillte përditë qytetari”, tha ai. Mandej, shtoi se fushata e biçikletave që do të nisë së shpejti, e ka kolonën e saj zanore. “M’u kujtua kënga e Frankos, “Biçikleta”, dhe mendoj: Asgjë nuk nisi sot! Gjithmonë, ka pasur njerëz që këto ide avangarde për pemë, biçikleta, qoftë me këngë, qoftë me një frymëzim tjetër, i kanë shtyrë në shoqërinë tonë. Ndaj, më vjen mirë që tashmë e kemi edhe ne kolonën zanore për fushatën e biçikletave me ‘Biçikletën’ e Frankos”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se Amfiteatri i rinovuar, një nga monumentet më të dashura të Parkut të Liqenit, falë punës së Bashkisë së Tiranës, do të rikthehet si skena më e madhe e muzikës, ku qytetarët mund të shijojnë artin e vërtetë pranë natyrës.

Më pas, familjarët mbollën edhe disa pemë pranë bustit, në nderim të figurës së kantautorit, i cili njihet ndryshe edhe si këngëtari i liqenit. Pjesë e mbjelljes ishte dhe kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa, për të kontribuar në shtimin e gjelbërimit të Parkut.

l.h/ dita

April 3, 2018 12:40
Komento

15 Komente

  1. ela April 3, 13:17

    I takon

    Reply to this comment
  2. Parid April 3, 14:33

    Po emri i autorit te vepres?

    Reply to this comment
  3. Nasi April 3, 15:39

    ATJE ISHIN RRENJET E TIJ DHE ME VJEN SHUM MIRE QE BUSTI I I TIJ U VENDOS TEK LIQENI. SI SHUM E SHUME TALENTE QE NE ATE KOHE DIKTATURE KENDONIN FSHEURAZI PER TJU SHPETUAR SPIUNEVE. ATJE E KAM PARE PER HERE TE PARE DUKE KENDUAR FRANKON DHE VLLAIN ETIJ. ISHIM TE RINJ DHE PER NE ISHTE LIQENI I VETMI VEND KU DEFREHESHIM BENIM BANJO DHE PASTAJ LART PINIM NDONJE BIRE. I PAHRUAR KUJTIMI I KETIJ CELENTANOJE SHQIPTAR.
    .

    Reply to this comment
  4. SENSI April 3, 15:44

    Ju lutem mos me keqkuptoni
    .
    Jemi rritur me kenget e Frankos si shoke dhe bashkmoshatare por ky busti duket i tepert sepse nqs do “mbillnim” nga nje bust per artiste te tjere do beheshin i pemet e erion velise

    Respekt maksimal per Franceskun dhe me lejoni tju kujtoj nje strofe kenge:

    ne vietnam o shoke
    bombarduan prape sonte
    shqetesimin tone
    me kitarre ta kendojme

    nese do cohej F.R nga varri do thoshte ;

    PSE ME TALLNI ?
    .

    Reply to this comment
    • Amerikani April 3, 18:11

      Nuk besoj se do te thoshte ashtu!

      Jo te gjithe artistet kane pasur te veçanten te kendonin me shoke nga liqeni…
      Kjo e “veçante” (vendi) dhe koha e atehershem me ngjyrat dhe ndjenjat e te rinjeve te asaj kohe me shume se te kushdo perfaqesohen me kete artist.
      Mendoj se eshte nje gjetje e bukur per kujtim te tij.

      Reply to this comment
  5. Nikolini April 3, 18:54

    Ky ishte i goditur artistikisht si ne strukture edhe ne mendim!Ai na le ne mmorje kengen e tij “Do te kethehzm prape” ,si dhe kengen e kompozuaar te tij ,me tekst te te ndjerit D.Agolli “Druvarit”!Respekt per kete figure artistike e qyteterimi,respekt per Teften qe dijti te vleresoje kete qenie te urete e edukativ,muzikant i talentuar e njeri me nje edukacion te larte!Kush e njihte nga afer kete çift qe ne moshen e tyre rinore ne Fush -Arrez ndjen nje respekt per keto figura e dhimbje per fatkeqesine qe vdekja e morri kaq shpejt!Respekt per Kryetarin e Bashkise se kryeqytetit qe di te vleresoje njerezit qe i kane dhene freski ketij qyteti dje e me punen e tyre sot!Le te behet shembull ky monument per njkerez te tille e te vazhdoje me figura te tjera perse jo ne te gjitha fushat,ku ka spikatur njerezimi,mençuria e atdhedashuria.Lavdi vepres se paharuar te ketij kantaautori qe edhe pse kane shkuar vite e vite ndjeme emocion kur ndigjojme tingujt e kitares se tij e zerin e Celentanos Shqipetar qe ai e adhuronte e e kendonte me aq ndjenje edhe pse ne kohe te kaluara ishte krejtesisht e ndaluar!Me Teften kam qene kolege,me Ceskun ne nje dhome ku pas filmave te TVSH qe shikonte ne ambientet e Arsimtareve,ne dhome kthehej e flinte nen buzeqeshjen e pandare!Respekt e ndjenje per nje artist te kesaj kategorie e niveli njerezor.

    Reply to this comment
  6. Gentile... April 3, 19:40

    Bravo Bravo Bravo …

    Me behet shume qejfi , qe nderoni
    Franceskun e mrekullushem .
    Muzika e tij i fliste rinise , jetes ,
    Frymezonte e te rrembente , na afronte aq shume kenaqsi . Francesk Radi siedhe Nandi artisti Filmit ishin prer nga i njejta peme , ajo e njeriut te tanetuar , qe gjithcka luanin e benin ate Plot pasion . Kam qen mjaft i ri atehere por kuptoja qart ate Shpirt te madhe Artisti ,
    ke te dy vllezrit qe ishin nga ne simpatiket madje geht dhashur per Publikun .
    Rrespekt edhe njiher bashkise E.Veliaj etj ,
    Qe diten te tregojne qytetarin e vleresojne
    Figura te jashtezakoneshme persa i zakon pasionit
    Qe frymezoj masat e rinise me muziken e kitaren e tij ,
    ne ate thjeshtesine prej artisti geht lindur ,
    me zerin e tij te embel e aq njerezore .
    Bravo Bravo Bravo
    Ata qe e njohin mir Historien e kantautorin e mrekullushem , qe kur nuk mori ate qe ne Teil vertet
    Meritonte nga shteti i kuptom perse ne flasim
    me zemer Teil hapur per Franceskun e Madhe ,
    e lem emocionet te shperthejn , sepse ne kte ndjenj gezimi per Bustin e Mrekullushem qe ju dhurua Franceskun Radit , njikohesishte ndjen edhe dhimbje ,
    per ate, se na iken gjithe ajo Berthame Artistesh njerezish te mrekullushem .
    Flm Francesk Radi per gjithcka i dhe Artit muzikes
    Rrok- ut Shqiptare

    Reply to this comment
  7. Adi April 3, 20:48

    Turp, turp nje pseudokengetar betdellosh e kabaresh, po cfare busti i beni ketij kurvari veshngrene.

    Reply to this comment
  8. Tironsi Dashamires April 3, 21:25

    Po Vaces mo eri ku ja vure bustin, Po Sander Prosit ku ja vure, Po Kristaq Rames ku ja vure?

    Po ka nje fare Hierarchie ne keto Pune:

    Kish Artiste te popullit pastaj vinin Artistet e merituar e keshtu me rradhe.

    Filloni nga fündit lali eri qe je Bo vertete si lala njul e shkul peme.
    Na Hape barkun o burre. Ne qe jetojne jashte lexojme gazetat te marrim vesh cfare ndodhi ne tirane.
    Perdite surati jot tu mbjell ndonje peme e Tu inspektu ndonje rruge
    Lulja e hollandes sdilte fare nga zyra vetem ndonje Here Kur i kruhej me biciklete, ti ngele rrugeve o burre.

    A ke zyren ti a ske.

    Ua cfare extremesh.

    Po me Modest o burre.

    dhe Kujdes me bustet o djale se hapesirat Jane publike. Atje ne vreshat e Tua Ver cte duash.

    Reply to this comment
  9. MH April 4, 17:49

    Koment i goditun i Tironsi Dashamires!
    Ndersa ato qe e vlersojne me Celentanon jo nuk i bajne nder por ne kuptimin e mirefillet per ta vlersue si artist kitarregjiut e paraqesin imitues te kangetarit italian i cili dhe ky nuk vlersohet per nga karateri i nivelit te kangetarve te tjere italian si jo aq kangetare karateristik i karakteristikes se kanges italiane.Sic jane :Modunjo,Villa,Milva,N.Di Bari,G.Ferri,Morandi,A.Carrizi e mijra e mijera te tjere,etj etj.Kete vrejtje e ka ndigjue nga te huajt qe nuk jane italian.Por qe kishin deshire te apasionume per kangen italiane.Pikrisht per kete Celentanon nuk e joshnin.

    Reply to this comment
  10. Njerez & llapaqene April 4, 18:16

    e kuptoj reagimin joPozitive ,
    te komenteve te fundit kunder Veliajt dhe akoma me shume
    Kantatorit te Mrekullushen Francesk Radi .
    Sigurishte qe nqs nuk di cdo te thote pasion ,
    krijimtari e muzike kitare , pra mos te kesh asnji
    lidhje ndjesie te brendeshme me muzziken ,
    do komentoshe si militant politike !
    Vec kesaj ,
    tipat qe flasin ktu kundr Franceskut ,
    bejne pjes ne tipat ,qe kane ndjenja urrejtje per
    njeriun ne pergjithsi ,sepse eshte absurde ,
    qe kur nderohet nji Artiste si Francesk Radi ,
    te dal dikush e ne vend qe te gezohet per kte vleresim,
    qe i behet nji personaliteti te muzikes Shqiptare ,
    na ben kompetentin e i jep te drejten vehtes ,
    ti tregoje Bashkise etj , se kush e ka radhen e Bustit !!!
    Po pergezojeni njiher mor Njerez kte veprim qytetare ,
    e rrespekti qe Bashka e Tiranes i ben nji Artisti ,
    pastaj jepni mendime edhe per bustet e te tjerve ,
    qe mesiguri nuk do duhej te ishte patjeter detyre e Bashkise ,si pesh Vace Zelet a po Te Madhit Sander Prosi ,
    qe sipas meje duhet te Jet detyre e Ministrise Kultures ,
    dhe tjetra Busti i kanaurtorit e ka vendin atje ne Park ,
    sepse pershtatet edhe me vet veprimtarine e tij ,
    ai i kendoj rinise ,i kendoj jetes ,i kendoj bukurise
    me kitare dhe parku eshte vendi perfekt per nji Buste te tille .
    Tregohuni pak njerezor ,sepse nuk ju dhemb shume !

    Reply to this comment
  11. Adi April 5, 16:00

    Njerez & llapaqeni i sateme
    ——————————————–
    Po kush ta njeh ne Shqiperi Francesk rrugacin, veshprerin e gojeshtremberin para Vace Zeles, Sander Prosit,

    Reply to this comment
  12. Nje qytetar i thjeshte... April 7, 04:32

    Lexova te gjitha komentet .Pamvaresisht edhe Ata qe jane te ashper kane nje ide pozitive.P.sh. ku eshte busti i Vace Zeles,Sander Prosit,i Fan Nolit,Dritero Agollit,edhe ne te gjalle duhet te jete Ai i Ismail Kadarese,e lista nuk ka te mbaruar,………Une kam qene me i vogel ne moshe nga Frances Radi,……..jemi rritur ne te njejten lagje e ne te njejten shkolle Liceu Artistik.Ajo qe me ngacmoi te shkruaj me ndershmeri eshte se Francesk Radi ishte i urte,I sjellshem,modest,puntor dhe shume puntor ,pra Ai nuk mori suksesin e ndonjerit ,Ai nuk u rrihte me shoket,Ai nuk vidhte,nuk vriste,nuk beri cubin e te fortin ,nuk pati lidhje me kete personalitet apo politikan .Ne fytyren e tij shkembeheshe vetem duke te nderuar,me buzeqeshje.Edhe si artist ,nuk e krahasoj me Adriano Celentanon,Bethovenin,Mozartin,Elvis Preslin,MajkellXheksonin, por ne raport me numrin e popullates Ai meriton kete respekt e mirenjohje. Nga larg Vendit tim te shtrenjte Shqiperi,dua te falenderoj kryetarin e Bashkise Z.Erion per miresine e mendjes e te shpirtit progresiv per te mos denigruar, por per te NDERUAR.Ah sa bukur te dish me nderuar e dashuruar.Frankon,sic i therrisnim e kujtoj me respekt per ate gur te vogel qe Ai hodhi ne gjinine e kenges qytetare.Pra nje qytetar modest nderi.Nena me ka mesuar qysh kur isha i vogel: I vdekuri me te vdekur ,dhe i gjalli me te gjalle. Jo duke mohuar e perbaltur ,por duke nderuar e vendosur buste ne te gjithe Shqiperine .Te tjeret qe do te vine me besim se do te jene ne nivele me te larta si Artiste.Kam dy dite qe ne koke kam letren e Xhorxh Washingtonit per amanetin lene presidenteve pasardhes per Shqiptaret dhe vendin e vogel SHQIPERI. Zoti e bekofte Shqiperine e Shqiptaret brenda e jashhte saj. Ju faleminderit ………..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*