FOTOT/ ‘Pallat mbi pallat’, pamjet me dron të shtesës së shtëpisë së Lulzim Bashës

December 26, 2018 16:55

FOTOT/ ‘Pallat mbi pallat’, pamjet me dron të shtesës së shtëpisë së Lulzim Bashës

Këto janë pamjet e shtesës në katin e 12 të banesës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që ditët e fundit është bërë objekt i përplasjeve dhe akuzave politike.

Siç dallohet edhe në këto pamje, në banesën e tij pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit Qemal Stafa, kreu i PD-së ka bërë shtesë plot 4 dhoma, të ndara në katër kendet e katit të fundit të ku banon.

Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahet e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

Në hapësirën e përbashkët, që i përket sa kryedemokratit Basha aq edhe banorëve të tjerë, është ndërtuar me konstruksion hekuri, fasadat janë bërë me xham të zi duke krijuar pamje për banesën drejt kodrave të Liqenit, por duke u privuar banorëve të tjerë një hapësirë që u takon, e për të cilën kanë paguar kur kanë blerë apartamentin, në pallatin që sot identifikohet si pallati i Bashës.

Kryedemokrati ka shkuar edhe më tej, duke personalizuar një prej ashensorëve të këtij pallati, i cili përdoret vetëm për familjarët e tij ndërsa fqinjët e kanë të ndaluar.

Siç duket edhe në këtë leje ndërtimi, që Lulzim Basha i ka dhënë vetes dhe bashkëshortes Aurela Isufi në datë 25. 08. 2014, kohë kur ishte në krye të Bashkisë, specifikohet se ndërtimi shtesë është një kat dhe sipërfaqëja e ndërtimi është 98 metër 2.

Për të kryer këto punime, në bazë të lejes, Basha ka kontaktuar firmën “Archimed International sh.p.k”, me administrator Adrian Asllani, i cili shpesh herë është përfolur për lidhjet me kryedemokratin dhe kunatin e tij.

 

o.j/dita

December 26, 2018 16:55
Komento

2 Komente

  1. C'a bohet kshtu December 26, 17:06

    Eshte tioz “futbolli” prandaj e ka bere kete shtese, te shikoj ndeshje pa para dhe pa pranine e kokepalareve ku 4 prej tyre i qeroj me 21 janar.
    Po enrgji elektrike per kete shtese paguan, apo nuk ka lidhur kontrate, nuk ka kokerr leku ne xhep ja ka “vjedhur” vjerri Isuf dhe kunati Erjon Vrioni.
    Lali Era cfare pret apo edhe kjo shtese si 15 milion euroshi i Vlores tek Uji i Ftohte eshte pjese e pazarit e 17-18 majit te vitit te kaluar me Ed bojaxhiun.

    Reply to this comment
  2. mirel December 26, 17:59

    Qekur e ka marre pushtetin Ramuti perse nuk e ka rrezuar Pallatin e Lulit, apo beri vetem bujen e pallatit te Vlores, duke ia future thiken mbas shpine popullit qe e pagoi Lulin 14 milione euro.
    I duhej pazari I zgjedhjeve. Tani i duhet dhe nje estrade tjeter me factor lulin
    asnje figure publike nuk eshte ndeshkuar per korrupsionin qeveritar, Ramuti pret te zemerohemi me Lulin dhe te kerkojme nga ai rrezimin e kesaj ngrehine. Perse nuk e beri me para?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim