FOTOT/ Përfaqësuesit zgjedhorë të Selamit ankesë komisionit elektoral: Në qendrat e votimit është vendosur fotoja e Bashës
Nga Arkiva
Përfaqësuesit zgjedhorë te kandidatit Eduard Selami kanë paraqitur pranë komisionit elektoral dhe kryetarit të këtij komisioni, Jemin Gjana, një ankesë zyrtare për parregullsitë që po shoqërojnë procesin zgjedhor dhe pabarazinë e tij.
Në disa qendra votimit janë vendosur fotot e kandidatit Lulzim Basha, gjë që nuk lejohet pasi intimidon direkt votuesit dhe i bën ata jo të lirë për të votuar atë që dëshirojnë. Një nga qendrat e votimit ku ka ndodhur ky fenomen është njësia 5 në Tiranë siç shihet edhe na fotot.
Përveç kësaj, në qendrat e votimit, vijet re prezenca e kryetarëve të degëve që në mënyrë direkte bëjnë presion mbi votuesit për të votuar kandidatin Basha.
Këto parregullsi ndikojnë seriozisht në rezultatin e garës dhe e bën këtë proces të manipuluar.
Kryetari i komisionit elektoral, Jemin Gjana, tashmë duhet të kthejë një përgjigje zyrtare lidhur me këto parregullsi dhe si do të zgjidhen ato, për të patur një proces të ndershëm.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento