FOTOT-PIKANTE: Lulzim Basha dhe marrëdhënia e tij me ish-in në PD

August 12, 2017 21:29

FOTOT-PIKANTE: Lulzim Basha dhe marrëdhënia e tij me ish-in në PD

Lulzim Basha konsiderohet në jetën politike shqiptare si i “përkëdheluri” i ish-Kryeministrit Berisha, i cilin e futi Bashen në politikë dhe e promovoi gjatë tetë viteve të tij në pushtet. Ndërsa në fund i besoi edhe partinë të cilën e drejtoi që nga themelimi i saj.

Më 8 janar 2015, Basha do të anëtarësohej në  KOP duke nisur dhe betejat e para politike. Pas fitores gjatë 8 viteve provon disa poste si Ministër i Punëve Publike ose më saktë ministri i rrugës Durrës – Kukës; Ministër i Jashtëm,  ose siç njihet ministri i Paktit Detar me Greqinë dhe posti i fundit në qeveri, si Ministër i Brendshëm, ose Ministri i 21 janarit.

Për punën e kryer,  ai do të kandidohej për drejtimin e kryeqytetit, duke qëndruar teresisht pasiv 4 vite në krye të Bashkisë. Pas humbjes së PD-së, Berisha do të jepte dorëheqjen, duke ia besuar “krijesën” e tij, pikërisht Bashën.

Edhe pse formalisht është larguar prej katër vitesh nga drejtimi i PD, ende hija e Berishës në këtë parti është e rëndë duke stepur kundërshtarët e Bashës që të ndërmarrin një aksion për rrëzimin e kryetarit të PD.

DITA sjell për lexuesit e saj disa nga fotot më pikante të këtyre katër viteve të drejtimit të PD nga Lulzim Basha, duke treguar më së miri dhe raportin mes Bashës dhe ish-Kryetarit të tij.

Kryetari i PD Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha dhe gruaja e tij Liri, deputetja e PD Jozefina Topalli, gjate homazheve te mbajtura ne Kuvendin e Shqiperise, per nder te Deputetit te PD Sokol Olldashi, i cili humbi jeten mbreme, gjate nje aksidenti me makine prane tunelit te Kerrabes, ne aksin Tirane-Elbasan.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha, duke hyre gjate ceremonise se prezantimit te kandidateve te koalicionit te Djathte, Aleanca Popullore per pune dhe Dinjitet, per 61 Bashkite e vendit ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit, ne Pallatin e Kongreseve.

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha, gjate homazheve tek Memoriali i Azem Hajdarit, me rastin e 17 vjetorit te ndarjes se tij nga jeta.

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike

OPOZITA NGRE CADREN PERPARA KRYEMINISTRISE

 

Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale nga selia e Presidences, ku kane ndjekur ceremonine ne te cilen, Ilir Meta ka marre detyren e Presidentit te Republikes se Shqiperise.

 

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate mitingut permbylles te fushates se Partise Demokratike, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit.

 

23 VJETORI I PD – Ish kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD Lulzim Basha, ish-Ambasadori Amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu dhe ish-Shefi i delegacionit te BE Ambasadori Ettore Sequi, gjate ceremonise festive te 23 vjetorit te krijimit te Partise Demokratike, PD, ne Pallatin e Kongreseve.

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish Kryeministri Sali Berisha, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku eshte krekuar nga kuvendi qe ligji per Byrone Kombetare te Hetimit te miratohet me procedure te pershpejtuar..

August 12, 2017 21:29
Komento

4 Komente

  1. spartaku August 12, 23:20

    Kur do vije ajo dite qe te bejme homazh ne varrin e Sali Berishes.

    Reply to this comment
  2. MH August 13, 00:53

    Prespektiva e PD drejt konkurrimit ne nivel te partise Legalitetit dhe Ballit kombetar.Sepse keto parti nuk kane asgja patriotike pervecse patriotizmin e mbushjes se xhepit.

    Reply to this comment
  3. veni August 13, 11:23

    Mullah Saliu!

    Reply to this comment
  4. demo August 13, 12:00

    Me mire nje sekretar partie se nje bandit,por Sali Berisha i kishte te dyja.Vdiqen ujqit e Byrose,u be ujk qelbesi i Vucidolit.Te hengershin qente!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*