FOTOT / Qytetarët e Tiranës rikthejnë traditën e bukur, pastrojnë me themel “shtëpinë” në prag të festave

December 23, 2017 17:44

FOTOT / Qytetarët e Tiranës rikthejnë traditën e bukur, pastrojnë me themel “shtëpinë” në prag të festave

Sikurse çdo vit të ri të gjithë nxitojnë që të pastrojnë shtëpitë, edhe ditën e sotme, Tirana u zgjua në një aksion të gjerë pastrimi.

Mijëra qytetarë iu bashkuan thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për pastrim në mënyrë që 2018 ta gjejë kryeqytetin të pastër, në një udhëtim të gjatë e me plot sfida që e presin përpara.

Sikurse shihni edhe nga këto foto të realizuara, papërgjegjshmëria e disa prej qytetarëve kishte krijuar situata të tilla, kur në vend të zbukurimeve shumëngjyrëse, syri të shihte veçse pemë të mbuluara me qese, ndërsa nuk mungonin edhe mobiljet, që të krijonin idenë sikur ishe në një panair.

Ndërkohë, në rrugicat e kryeqytetit, ndonëse një ditë pushimi për shumëkënd, qytetarët kishin preferuar që të përqafonin traditën e bukur të dikurshme për pastrimin e lagjes ku jetojnë.

Bashkëngjitur disa prej fotove të realizuara në zona të ndryshme të Tiranës.

December 23, 2017 17:44
Komento

1 Koment

  1. Ilir December 23, 18:07

    Brravo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*