FOTO: Dita e Verës në Tiranë

March 17, 2019 13:12

FOTO: Dita e Verës në Tiranë

 

Tirana ka lënë pas pamjet e dhunës së protestës së djeshme dhe sikur asgjë mos të kishte ndodhur mijëra qytetarë kanë dalë sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të festuar “Ditën e Verës”. Të favorizuar edhe nga koha e ngrohtë qytetar të të gjitha moshave, nga fëmijët e deri tek të moshuarit kanë vërshuar në Sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë gëzuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia Tiranë. Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri masivititetin e kësaj feste dhe janë padyshim pamja e më e mirë e Tiranës qytetare dhe të harshme.

Vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur sot me rastin e kësaj dite u shpreh se sot në rrugët e Tiranës kishte tre herë më shumë pjesëmarrje se sa në protestën e opozitës, çka sipas tij tregon më së miri se shumica e qytetit do zhvillimin dhe refuzon shkatërimin.

“Ne nuk kemi askujt kujt ti tregojmë forcën, për sa kohë që ne jemi të fortë në shpirt, ne zemër, fakti që sot jemi 3 fish i ekskursionit të djeshëm na bën që të ndihemi më të vendosur për të vazhduar rrugën që kemi nisur. Tirana do të ecë përpara. E përbuz dhunën. Unë me të tilla gjëra që shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të mi, nuk bashkohem. Ndaj unë jam i bindur që socialist dh demokratë duan një Tiranë që ecën përpara. Sot nuk jemi të ndarë mes partive, sot jemi të ndarë mes një pakice që bën ekskursionet e dhunë dhe një shumice përtej bindjeve, që e do jetën e do Tiranën dhe e do progresin”, tha ai

Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete të ndryshme festive me rastin e Ditës së Verës. Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre. Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive.

l.h/ dita

March 17, 2019 13:12
Komento

5 Komente

  1. Gen March 17, 16:33

    Gëzuar 17 Marsin,Diten e Veres ne versionin tiranas dhe jo pagan.

    Reply to this comment
  2. mirel March 17, 18:36

    Sheshi Skenderbej me tenda kineze

    Reply to this comment
  3. mirel March 17, 18:37

    Sheshi Skenderbej me tenda si treg kinez, popull legen

    Reply to this comment
  4. demo March 17, 18:40

    Shko merre ate big brother,i thuaj qe Tirana u clirua,Le te vije nga plenumi i Beratit ne Tiranen e cliruar.,si enver hoxha ne 28 nentor 1944.
    Nuk cohet jeta ne arrati o edi Rama,,Gjej hotel rruges dhe bej mbledhje qeverie..Nuk je qeveri ne Azil,o mavri,!Ke marre vottat e popullit!

    Reply to this comment
  5. fati March 17, 20:56

    I marrç te keqen o Demo, çunit tone Edi. Dhe atij iu befte dita njemije. More vesh?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*