FOTOT / Qytetarët zënë hapësirat, punonjësit e Bashkisë largojnë inertet

November 22, 2017 08:48

FOTOT / Qytetarët zënë hapësirat, punonjësit e Bashkisë largojnë inertet

Hedhja e mbeturinave në rrugë dhe e inerteve është një nga problemet e vazhdueshme më të cilat përballen grupet e punës të Bashkisë së Tiranës.

 Pavarësisht apelit për qytetarët që të mos zënë hapësirat duke përdorur goma makinash apo karrige për të rezervuar vendin e parkimit publik apo duke hedhur mobilie që nuk i përdorin më, ende një pjesë e qytetarëve vijon që të mos tregohen të kujdesshëm duke zaptuar hapësira publike.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të realizuara në rrugë të ndryshme në disa prej njësive të kryeqytetit, stolat, gomat e përdorura, bidonët me ujë apo blloqet e betonit hidhen pa asnjë kujdes.

Zënia e një hapësire apo “rezervimi” i një vendi parkimi në rrugë nëpërmjet një gome, betoni a guri është një veprim, jo vetëm i paligjshëm dhe që cënon lëvizjen e të tjerëve, por edhe një veprim që sjell kosto dhe angazhim ekstra për ndërmarrjet e bashkisë.

Edhe pse rrugët pastrohen çdo ditë nga punonjësit,  është e nevojshme që të kujdesemi edhe vetë për hapësirën para shtëpisë, shkollës apo biznesit dhe për të mbrojtur pronën e përbashkët.

 

November 22, 2017 08:48
Komento

1 Koment

  1. Bogonica November 22, 11:43

    Hapni trotuaret nga muret dhe gardhet.”Te fortet” kane zaptuar trotuaret.Qytetaret, kur shikojne se c’kane bere te fortet,edhe ata bejne “te fortin”,hedhin ne rruge gjithcka kane mundesi,ne shenje mosrepekti per shtetin,i cili i eshte dorzuar “te forteve”.Ne qofte se shteti nuk ben zap “te fortet” lodhet kote te qeverise te tjeret.Ahmet Zogu beri zap Baraktaret ne fillim,i futi ata ne thes,pastaj qeverisi vegjeline.Nuk duhet te kete asnje trotuar me te ngushte se 1.5 meter.Jepuni qytetareve trotuaret e grabitura(cik e nga nje cik),dhe kur them kete e them per cdo katund te Shqiperise dhe jo vetem per Tiranen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*