FOTOT/ Rama depoziton për dekretim në Presidencë emrat e ministrave të rinj

September 9, 2017 20:53

FOTOT/ Rama depoziton për dekretim në Presidencë emrat e ministrave të rinj

Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka depozituar në Presidencë propozimet për kabinetin e ri qeveritar.

Janë 14 emra përveç të kryeministrit që presin dekretimin nga Presidenti i Republikës, ndërsa të hën Rama ka paralajmëruar prezantimin në Kuvend të programit të qeverisë dhe emrave të kabinetit të ri. “BalkanWeb” sjell listën e plotë të emrave dhe emërtimeve të ministrive.

PROPOZIMI I KRYEMINISTRIT

Z.Ilir Meta President i Republikës
Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave.
Zoti President,

Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të

Ministrave dhe propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:

Z. Edi Rama- Kryeministër

Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre;

Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;

Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes;

Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm

Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës;

Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale;

Z. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

Z. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën;

Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Me respekt Kryeministri Edi Rama

Rama 1 qeveria

rama 2 qeveria

September 9, 2017 20:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*