FOTOT / Rama: Përfundojnë 180 km pastrim kanalesh në Korçë

April 30, 2016 21:52

FOTOT / Rama: Përfundojnë 180 km pastrim kanalesh në Korçë

Premtimi që çdo fermer shqiptar të marrë ujë në tokën ku punon, shumë shpejt do të jetë një realitet i prekshëm edhe për fermerët e Korçës. Për të vënë në jetë këtë zotim qeveria ka vendosur në dispozicion një buxhet prej 5 miliardë lekësh që ka tejkaluar çdo dhënie fondesh të bëra deri më tani në ujitje dhe kullim nga qeveritë e mëparshme.

Aktualisht, në të gjithë zonën e Korçës po punohet në vijimësi për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes dhe të kullimit. Kryeministri Edi Rama ishte Lumanas, Korçë, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo dhe përfaqësues lokalë të zonës për të inspektuar ecurinë e këtij procesi tejet të rëndësishëm për bujqësinë.

Kështu, vetëm në qarkun Korçë përfundojnë këtë vit 180 km pastrim kanalesh me fonde nga qeveria qendrore. Kjo mbështetje do te vijojë edhe ne vitet në vijim, duke u bazuar tek rezultatet konkrete të bashkisë në funksion të fermerit.

Kryeministri Edi Rama tha se, synimi është që deri në fund të vitit të ardhshëm të dyfishohet sipërfaqja e tokës së ujitur në vend.

13087865_10153675174486523_6034411734760784102_n 13094136_10153675173056523_3174520042932500151_n 13096190_10153675178241523_1519951458299337676_n

April 30, 2016 21:52
Komento

1 Koment

  1. Shoku i Klodit April 30, 22:31

    Filloi ky palla si puna e Sales me 10000 km rruge te reja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*