FOTOT / Rrjet i ri kanalizimesh tek blloku “Vasil Shanto” dhe “Siri Kodra”

November 27, 2017 09:55

FOTOT / Rrjet i ri kanalizimesh tek blloku “Vasil Shanto” dhe “Siri Kodra”

Dy zona të ndryshme të kryeqytetit kanë tashmë një rrjet të ri kanalizimesh duke i dhënë fund problematikave të krijuara nga amortizimi si dhe ndërtimet e reja vitet e fundit.

Specialistët e Bashkisë së Tiranës ndërtuan rrjetin e ri të kanalizimeve pranë rrugës “Siri Kodra”, në kryqëzimin me rr. “Duk Duka”. Në këtë mënyrë, të gjitha banesat do të kenë akses në rrjetin e ri të sapo ndërtuar duke disiplinuar kështu administrimin e ujërave të ndotura.

Gjithashtu, është ndërhyrë edhe për ndërtimin e një rrjeti tërësisht të ri kanalizimesh për banorët e rrugës “Mustafa Qosja”, edhe kjo një zonë tejet e populluar vitet e fundit.

Krahas investimeve madhore, Bashkia e Tiranës po ndërton nga e para gjithë rrjetin e amortizuar si pasojë e mosvënies dorë prej vitesh.

 

November 27, 2017 09:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*