FOTOT / Rrugës për në Valbonë

September 2, 2017 14:08

FOTOT / Rrugës për në Valbonë

 

Entela Resuli – DITA

Pushimet verore nuk kalohen vetëm në det, por edhe në mal. Një nga destinacionet e preferuara për turistët është edhe Valbona.

Nëse e lë rezervimin e hotelit për në ditët e fundit do e kesh shumë të vështirë të gjesh një dhomë të lirë.  Nëse nisesh nga Tirana dhe kalon nëpërmjet Kosovës, do të duhen rreth katër orë për të mbërritur. Ndërsa nëse zgjedh të udhëtosh me linjën e tragetit Koman- Fierzë do të duhen dy orë më tepër.

Me hyrjen në “Bajram Curr” kupton se Rilindja Urbane po vepron edhe aty. Rrëmuja që të fal rindërtimi i diçkaje, por edhe kënaqësia që shumë shpejt qyteti do të ketë një pamje tjetër janë ndjesi që kanë mbërthyer banorët.

Me të vazhduar rrugën drejt Valbonës nën shoqërinë e lumit me të njëjtin emër, që cilësohet se ka ujërat më të pastër në Shqipëri, duhen edhe rreth 40 minuta.

Dalëngadalë kupton se po pushtohesh nga një copë parajse.  Qetësia, ajri i pastër, bukuria natyrore dhe mirësia e banorëve të zonës bëhen bashkë.

Hotelet dhe bujtinat janë plotë me vizitorë.  Na bien në sy dy tipa turistësh; ose janë ish-banorë të asaj zone të cilët kanë emigruar dhe tani janë kthyer për të kaluar pak ditë aty, ose janë të huaj, kryesisht, polak, çek dhe gjerman.

Ushqimi është i freskët dhe i çastit. Menyja e produkteve varion nga llojet e mishit të pjekur në furrë ose në prush deri te flija e famshme.

Midis fshatit Margegaj dhe Koçanaj “takuam” edhe Bajram Currin. I cili ishte i vendosur në një shtatore të rrënuar edhe në mes të ferrave e shkurreve. Na erdhi keq, ndoshta këtë vendosje nuk e meriton.

Valbona të dhuron ajër të pastër, i cili na mungon në kryeqytet. Kur gjendesh e rrethuar nga malet e thepisur të asaj zone dhe nën këmbët e tua ke Valbonën, e kupton se sa bujare është treguar natyra me këtë vend. Ndërsa kur sheh pak më tutje betoniere dhe makineri që janë duke shkatërruar rrjedhën normale të lumit duke ndërtuar hidrocentrale mbi atë të, ndjen keqardhje…Mos ia bëni këtë Valbonës!

           

September 2, 2017 14:08
Komento

3 Komente

  1. Latif September 2, 17:40

    Eshte e turpshme por Bajram Currin e varrosen Hasianet

    Reply to this comment
  2. MH September 2, 18:44

    Meqe vicidolisyi patriot i Bajram Begut riabilituan Kriminelin mbret Ahmet Zogun e kurves.Bajram Curri aty e ka vendin.Te rivritet mbas afer nji shekullit.Ne kohen kur Shqiperia “lulezon” e “gezon” me fjalen e lire.

    Reply to this comment
  3. Vlora-Vlora September 2, 21:23

    Entela po Vjosen e ke pare ndonjehere
    Nuk i behet vetem Valbones krimi, i behet dhe Vjoses,
    Gazetari gjysmake.
    Gazetari nuk merret me pershkrim, por me faktet dhe fatet e gjithsecilit. Te njeriut, te lumit, te pyllit, kafshes,,,dhe faktet e koncesioneve.
    Kush i projekton dhe si perfitohen.
    Asnje gje nga keto ne shkrim pervec keqardhjes, sentimentalizmes dhe ah, oh, nje psheretim i trishte,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*