Fotot satelitore: Si ka ndryshuar Tirana që nga ’84

September 5, 2017 10:03

Fotot satelitore: Si ka ndryshuar Tirana që nga ’84

Pamjet nga sateliti tregojnë si ka ndryshuar qyteti i Tiranës ndër vite. Satelitët e NASA-s kanë fotografuar që nga 1970-a imazhet e planetit, duke krijuar një arkivë me mbi 5 milionë imazhe satelitore.

Pamjet satelitore, nga 1984 deri në 2016, tregojnë se si nga një qytetet i vogël, Tirana u mbi popullua nga ndërtimet në vetëm dy dekada.

Tirana është një ndër qytetet me dendësinë më të lartë në rajon dhe në vend, ku është përqendruar thuajse një e treta e popullsisë së vendit. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në Tiranë numëroheshim 862,361 banorë. Popullsia më së shumti është e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, ku vetëm Tirana ka një dendësi prej 682 banorë/km2.

Vetëm në  15 vitet e fundit, qyteti Tiranës është shtuar me mbi 250 mijë banorë.

Tirana si ka qenë

Ashtu siç shumëkush i lindur para viteve ’80-85 mund ta mbajë mend, imazhet e vitit 1984 tregojnë se Tirana ishte e populluar në qendrën e saj, larg nga zona e liqenit që ishte e pyllëzuar, ndërsa periferia ishte kryesisht fusha. Brenda qytetit ndërtimet ishin të ulëta dhe dallohen hapësira të gjelbra.

Parku Kombëtar i Dajtit ishte tërësisht i gjelbëruar, ndërsa në zonën që sot njihet si Komuna e Parisit kishte sera.

Tirana 1984

Tirana 1994

Që në vitin 1994, gjurma e Tiranës filloi të zgjerohej nga qendra drejt periferisë. Vetëm në 10 vjet, në vitin 2004, hartat tregojnë se qyteti ishte zgjeruar me shpejtësi, duke iu afruar liqenit dhe Parkut të Dajtit. Hapësirat e gjelbra, apo fushat ia kanë lënë vendin ndërtimeve të dendura,

12 vjet më vonë, në 2016-n, nga Tirana e dikurshme ka mbetur vetëm një kujtesë e bukur apo një foto sateliti, që sjell në vëmendje se si mund të shkatërrohet një qytet në vetëm dy dekada, për shkak të zgjerimit pa plan e të pastudiuar, që sot e vuan kushdo në mungesën e hapësirave të gjelbra, apo në rrugët plot trafik.

Fotot satelitore tregojnë se nga zona e liqenit Artificial ka mbetur vetëm liqeni dhe një hapësirë e vogël e gjelbëruar, ndërsa ai është rrethuar pa mëshirë nga ndërtime të shumta.

Parku i Dajtit gjithashtu është pushtuar në zonën e poshtme. E njëjta gjë ka ndodhur në çdo cep periferik, por edhe brendia është shumë më e dendur se vetëm pak dekada më parë.

/Marrë me shkurtime nga Monitor

Tirana 2004

Tirana 2016

 

September 5, 2017 10:03
Komento

1 Koment

  1. Goni September 5, 16:00

    O bo muti kala

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*