FOTOT / Siguria rrugore, sinjalistikë e re në hyrje të Kombinatit

September 13, 2017 10:33

FOTOT / Siguria rrugore, sinjalistikë e re në hyrje të Kombinatit

Gjithnjë e më shumë rrugët e kryeqytetit po pësojnë një ndryshim rrënjësor, jo vetëm sa i takon shtrimit me asfalt dhe ndërtimit të trotuareve, por në të njëjtën kohë edhe plotësimit me të gjithë sinjalistikën e nevojshme për të rritur sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Duke punuar gjatë gjithë orëve të mbrëmjes për të mos penguar dhe qarkullimin e automjeteve gjatë ditës, punonjës të Bashkisë së Tiranës kanë vendosur sinjalistikë të re për ndarje korsish në hyrje te Kombinatit, zonë ku kanë qenë jo të paktat rastet e aksidenteve.

Gjithashtu, është punuar për vijëzimet e bardha të cilat pritet të sjellin një ndërgjegjësim edhe më të madh tek qytetarët për respektimin e sinjalistikës rrugore që rrjedhimisht do të thotë kujdesje per sigurinë në rrugë dhe për t’i mbrojtur ata nga akisidentet.

Një ndryshim kaq i rëndësishëm i bërë nga Bashkia e Tiranës edhe në zona të tjera, ka bërë që qytetarët në rrugët e kryeqytetit të ndjehen më të sigurtë.

September 13, 2017 10:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*