FOTOT/ Strazimiri, deputeti kaubojs që luftonte me pisqollë kundër këndit të lojërave për fëmijët e Tiranës

August 17, 2018 16:51

FOTOT/ Strazimiri, deputeti kaubojs që luftonte me pisqollë kundër këndit të lojërave për fëmijët e Tiranës

Partia Demokratike ia besoi sot sulmin e radhës ndaj Bashkisë së Tiranës, deputetit Gent Strazimiri ose siç njihet ndryshe “sherifi i PD”.

Te gjithë e mbajmë mend se si ne protestat kundër këndit të lojërave për fëmijë te Parku i Madh i Liqenit, ai doli me kobure në brez e ndeshej trup me trup me policinë për të prishur lodrat e fëmijëve.

Strazimiri foli sot pikërisht për merakun që kishte për fëmijët e Tiranës.

Por pamjet e deputetit kaubojs demokrat, me kapele dhe pistoletë në brez, qe goditej e shtyhej me policinë, e cila bënte detyrën për të mos lejuar Partinë Demokratike që të prishte një kënd lojërash për fëmijë, janë te paharrueshme.

Këtë fakt nuk e mohoi atëherë as vet Strazimiri, i cili u justifikua në media se rrinte i armatosur 24 orë në ditë, pra edhe në gjumë.

Madje për këtë gjë ai u procedua penalisht edhe nga policia, çështje që në fakt u harrua në sirtarët e organit të akuzës.

Por ndërsa Strazimiri vazhdon t’ia hedhë drejtësisë, sot fëmijët e Tiranës, përfshi edhe ata të deputetëve demokratë i gëzohen këndit të lojërave, që është nje nga vendet më të frekuentuara në Tiranë, dhe jo vetëm nga të vegjlit.

Madje, thuhet se sherifi i PD del i maskuar nga Liqeni, pikërisht pse i vjen turp qe dikur prishte një kënd lojërash për fëmijët.

o.j/dita

August 17, 2018 16:51
Komento

5 Komente

  1. Fat man August 17, 19:03

    Ky koketjegulla nuk nxurri mend ne Parlament kur i kercisnin shpullat e Pjerin Ndreut qe me thene te drejten edhe ne qe e pame ne TV na dhembi koka dhe kercitjen e shpullave e kujtoj gjithnje a thua se po ndodh tani.
    Nje keshille per kete “Caringoj”:
    Te axhustoj thepin e pistoletes se do t’ja fusin ne bythe dhe kur ta nxjerre do t’i dale se bashku me zorret, keshtu shpeton zorret se tyten brenda do t’ja rrasin.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN August 17, 19:47

      mire mire ti rrrrilindiot me fat,
      po sa doiploma ka Strazimiri Pjerini i ka çertifikata penale,
      kjo dmth qe jeni thjesht KRIMINELE !!!

      Dita;
      artikull quhet ky ??
      behen me te medhenj njerzit kur i sulmoni ne kete menyre …

      Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic August 17, 20:15

    Po ja tani ky kaubojes do te sulmoje me piscolle ne “mbrojtje ” te teatrit, Keshtu , kjoskat nuk i mbrojten dote ase lanan me pallate mbi te nuk e mbrojten dote, ase parkun Rinia nuk e mbrojten dote , tani prova e fundit eshte Teatri.Besoi qe ketu do te jape prova strazemiri.!

    Reply to this comment
  3. tosi August 17, 22:22

    ky eshte jo vetem sherifi i pd-se por dhe Himleri i Pd-se . Ky se bashku me kapon e naziskineve te mamurrasit gabelin Belin Kerricin do udheheqin revolicionin berishian ne shtator,,,,

    Reply to this comment
  4. gardiani August 18, 08:22

    Mire e ka ky BABOLJA , se po te funksiononte drejtesia, do ishte duke luajtur vallen e sapunit ,e jo te dale e te na qelbe ambjentin , me deklarata BABALISTE !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*