FOTOT: Të shohësh Shqipërinë nga… bunkerët

April 13, 2016 09:38

FOTOT: Të shohësh Shqipërinë nga… bunkerët

 

Nga Entela Resuli

Një nga objektet që kemi trashëguar nga vitet e komunizmit në Shqipëri janë bunkerët. Të ndërtuar gjatë sundimit 40-vjeçar të Enver Hoxhës, më shumë se168 mijë bunkerë mbushin peizazhin në Shqipëri dhe kurrë nuk janë përdorur për t’u mbrojtur nga sulmet, për vetë qëllimin që janë ndërtuar. Tani ato shërbejnë si një kujtim i zymtë i regjimit të Hoxhës.

Një personazh i pasionuar pas natyrës, alpinizmit dhe fotografisë, Fation Plaku, nëpërmjet aparatit të tij, na sjell foto të rralla të bunkerëve në të gjithë Shqipërinë. Nga ata që hedhin shikimin nga deti dhe të tjerë nga mali që kanë patur përballë.

Ai e ka shkelur cep me cep këtë vend, nga veriu në jug dhe shpesh, në fokusin e aparatit të tij kanë qenë edhe bunkerët.

Ajo që e ka ngacmuar më shumë ka qenë kurioziteti i të huajve rreth këtyre objekteve.

“Nga eksperienca ime 20-vjeçare në udhëtime, duke shoqëruar turistë të huaj nga gjithë vendet e botës, kam vënë re se të gjithë më kanë kërkuar të shohin dhe të fotografojnë bunkerët në zonat që kemi dalë për ecje, madje shumë nga këta turistë, si suvenirë, blejnë këta bunkerët që janë sjellë në forma të ndryshme, në dyqane që i tregtojnë”- tregon Fation Plaku për Dita-n.

Këto foto nuk janë realizuar në një ditë. Pasioni për natyrën dhe ngjitjet në male kanë bërë që Fationi ta shkelë këtë vend në të gjithë anët e tij.

Fation Plaku

Fation Plaku

“I kam fotografuar nga veriu në jug. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në zonat kufitare. Duke filluar nga Vermoshi, Tamarë, Lepushë, Pogradec, Karaburun, Gjirokastër, Përmet, Konispol, qytetet që janë afër kufirit. Ajo ç’ka më ka rënë në sy është se, në malin e Dhëmbelit, në malin e Buretos shoqërohen dhe me tunele dhe reparte ushtarake. Në majë të malit ndodhen edhe kulla vrojtimi”- shprehet Plaku duke shpjeguar nëpërmjet fotografive se ku gjenden këto vende.

Historia ka lënë gjurmë në këto objekte. Një pjesë e mirë kanë patur shënime të ndryshme, të cilat mund t’i gjejmë edhe sot.

“Ata në Karaburun janë akoma me shkrimet që janë vendosur në momentin që kanë qenë në funksion dhe të përdorura. Mbajnë në mure, parulla të ndryshme, por edhe detyra që kanë patur funksionarë të ndryshëm ushtarakë duke filluar me detyrat e komandantit të topit. Shpjegimet që japin me të dhënat e minave, bombave të dorës, predhave kundërajrore etj.”.

Ata që kanë punuar në këto anë, ndoshta e kujtojnë me nostalgji atë periudhë duke u çmallur me gjurmët që kanë mbetur nga koha.

“Është e vërtetë që shumë prej bunkerëve janë hedhur në erë duke i marrë hekurin apo duke i shkatërruar me mjete të forta. Turistët kanë kuriozitet t’i shohin, nëpërmjet tyre “lexojnë” edhe një pjesë të historisë”- shprehet Plaku.

Palas

Në Shqipëri janë ndërtuar 168.000 qendra zjarri (bunkerë)

Regjimi komunist në Shqipëri gatë viteve 1945-1991, shpenzoi një shumë të madhe buxhetore për ndërtimin e bunkerëve apo siç njiheshin atë kohë “qendrave të zjarrit”. Brenda kësaj periudhe regjimi i Enver Hoxhës, “mbolli” në të gjithë vendin rreth 168 mijë bunkerë, si filozofi e luftës mbrojtëse.

Gjatë një interviste të disa muajve më parë, ish-Presidenti Alfred Moisiu zbulon disa detaje rreth numrit dhe mënyrës së ndërtimit të bunkerëve në Shqipëri, ose qendrave të zjarrit siç quheshin në terminologjinë zyrtare ushtarake gjatë regjimit komunist. Ai tregon se janë ndërtuar gjithsej rreth 168.000 qendra zjarri (bunkerë), deri në vitin 1982, pasi pas këtij viti bie ritmi i ndërtimit të tyre. Kjo shifër sipas ish-presidentit përfshin çfarë kanë qenë ndërtime fortifikuese në Shqipëri, duke i përfshirë që nga Lufta e Parë Botërore, periudha e mbretit Zog, periudha e pushtimit nazi-fashist, e sidomos gjatë regjimit komunist, por bunkerët ndryshojnë nga periudha në periudhë.

4“Pas vitit 1974 ndërtimi i tyre vazhdoi në mënyrë masive. Ministri i Mbrojtjes i atyre viteve që ishte njëkohësisht edhe kryeministër, Mehmet Shehu, vuri në dispozicion fonde dhe burime materiale të mëdha, si dhe burime njerëzore dhe ishte i pasionuar në këtë drejtim. Kjo u bë në kohën e Luftës së Ftohtë dhe të gjitha vendet bënin shpenzime të mëdha ushtarake. Qendrat e zjarrit (bunkerët) u ndërtuan pothuajse totalisht në gjithë territorin e vendit.

Shqipëria kishte një mbrojtje kubike, nëse mund ta quajmë kështu, nga deti, toka dhe ajri, gjithmonë nga pikëpamja e fortifikimit”- shprehet Moisiu.

Fortifikimi, tregon Moisiu, në atë kohë është bërë mbi baza shkencore dhe Ushtria Shqiptare kishte një institut që merrej me studime, ku fillimisht gjërat eksperimentoheshin. Për bunkerët janë bërë dy eksperimente të mëdha për sa i përket objekteve të fortifikuara, ku njëri është bërë në vitin 1975 dhe tjetri në vitin 1977.

Për fortifikimin u studiuan modelet më të njohura të fortifikimit nga vende të ndryshme të botës, si për shembull ai gjerman, rus, grek, por edhe modeli amerikan në Vietnam. Ish-presidenti tregon se ka qenë një punë shumë e studiuar dhe e bazuar në analiza shkencore, duke pasur parasysh vetë formën që u ndërtuan pasi nuk njiheshin formulat dhe duhej bërë patjetër eksperimentimi për të parë se sa rezistentë janë.

993542_10154039444604743_1998169322193387238_n

12804689_10154039458404743_4584199754345271346_n 12804778_10154039446164743_811523370319448902_n 11221468_10154039445054743_4007938769174314972_n 11692703_10154039446159743_3722073305162010180_n dhermi Dhermiii elbasan 12805902_10154039443089743_2106278416089710287_n 12814511_10154039444299743_2175169829324252677_n 12814511_10154039445014743_8093331522993809633_n Brisani Neck. Karaburun Peninsula. Vlore Tamere. Kelmend Vermosh Karaburun Korce Lepushe orikum Palas Pogradec Qafe Than. Pogradec

April 13, 2016 09:38
Komento

13 Komente

  1. Monika Kryezeza April 13, 09:59

    KUR DO JETE PJESA E DYTE E SHKRIMIT QE TE KUPTOJME TOG FJALESHIN ‘REGJIM KOMUNIST’-Qe nuk gjendet ne asnje fjalor te Botes perjashtu te BBBB-Berisha,Bibeaj,…..

    Reply to this comment
    • XEN GERDECI April 13, 16:52

      Zonja Entela resuli & foto plaku

      PSE NUK BEN NJE ARTIKULL

      KU SHKUAN 30 MILJARD DOLLARET E ARMATIMIT USHTRISE QE ISHIN GJENDJE NE 1990 ??

      Kam lexuar nje liber para shume kohesh me titull:
      “”Albania: A Socialist Maverick by Elez Biberaj”
      Nuk kam pare shqipfoles kaq te lumtur per deshtimet e sistemit Enver Hoxhes deri ne orgazem..Me te njejten stil ka shkruar dhe BARBI ENTELA..pse kaq urrejtje…PO PER KALATE E GJERGJ KASTRIOTIT..cfare do themi

      Kalun vite dhe perseri” muzika “e ketij antishqiptari vazhdon dhe sot me kete artikuj..edhe pse shteti shqiptar nuk egziston..thjeshte nje republike bananesh/hashashi.

      Cfare e ben diabolik kete artikull:
      1-Ky fortifikim ishte pjeserisht i tepruar..por mos harrojme se filloi kur u pushtua CEKOSLLOVAKIA NE 1968…dhe shteti Enver Hoxhes i demaskoi ruset edhe me shume se amerikanet…qe pothuaj heshten

      2-Mos harro se ne 1999 nga liqeni i shkodres deri te liqeni pogradecit..gjithe vija fortifikuese u pastrua dhe u vu ne gadishmeri NGA USHTRIA SHQIPTARE..ME POROSI TE NATOS DIREKT…hapni letrat..se eshte e vertete qe nostalgjiket sot nuk i kalojne as 500-600 vetat dhe jane me pak se sekti i jehovait qe aplikohet sot ne shqiperi por ato qe mendojne se ne shteti i enverit ishte me dinjitoz dhe me i fuqishem se bordelloja e salehut,tosit,lilit ,lulit dhe ed ramushit jane shtuar shume dhe vetem referndumi e ndan shapi nga sheqeri. se shqiptaret pergjithesi jane treguar te moderuar me Enver Hoxhen qe kur ishte gjalle edhe tani pasi ai ka 30 vjet.Por problemi eshte eshte te disa tipa te dhjere si puna juaj pellazg qe jeni nje urrejtje qe kalon ne shkalle psiqike deri sa jeni shendrruar ne vampire dhe hijena qe konsumojne gjera te vdekura.Sot rreziku me i madh i kombit eshte i pandehuri Sali Berisha me devilin Lul Basha qe edhe pse “de juro” kane rene nga pushteti ata “de fakto” jane me te fuqishen se qeveria e Rames.
      Me Berishen dhe Bashen me Serbiberajt nga mbrapa ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.
      Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.
      Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.
      Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
      Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.
      Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë
      .Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.
      Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
      Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar malokaret & pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret..

      Reply to this comment
  2. Loko-Loko April 13, 10:13

    Qendrat e zjarrit dhe tunelet e artilerise,tankeve,avioneve,nendetseve,rezervave shteterore,vend komandat dhe vend drejtimet e ushtrise nuk mund te trajtohet thjesht si objekte fotografimi dhe shkrimesh gjoja antikomuniste!
    Fortifikimi nuk u be per te mbrojtur SOCIALIZMIN,por popullin shqiptar!
    Ashtu sic bene dhe vazhdojne te bewjne te gjitha shtetet qe per LUFTEN shpenzojne me shume para se per arsimin dhe shendetesine!
    Eshte servilizmi politik dhe injoranca ushtarake qe i trajton si pa vlere per kohen,por edhe ne te ardhmen ne rast te nje konflikti ushtarak objektet fortifikuese,qe ne fakt jane KULMI I MENDIMIT USHTARAK BOTEROR NE KETE FUSHE!
    Ne te ardhmen studiuesit ushtarake te botes do t’a vleresojne kete fortifikim me shume se PIRAMIDAT e Egjyptit per vlerat teknologjike,shkencore dhe ushtarake!
    Ne se Shqiperia ndertoi kaq shume objekte fortifikuese,nuk eshte cudi,se gjate Luftes se Ftohte vetem dy superfuqite SHBA dhe BRSS shpenzonin per LUFTE mbi 600 miliard dollare secila!
    Edhe Greqia,ne kulmin e recensionit ekonomik,mbi 1 miliard euro i perdori e detyruar per blerjen e avioneve luftarake dhe nendetrseve nga Gjermania!
    Se nuk ju dhane kot ato miliarda euro asaj!
    LAVDI USHTRISE POPULLORE!

    Reply to this comment
  3. LORA April 13, 10:42

    Kur kujtoj mesditen e 15 marsit 2008,te krimit shteteror ne Gerdec,kur dhjetra puntore shpetuan koken ne bunkeret e Xhaxhit,,,,me vjen t’i perkulem qe Ai ende e mbron popullin e tij nga bemat dhe gjemat e sistemit bastard dhe antishqiptar,qe pasoi socializmin.

    Reply to this comment
  4. maks April 13, 10:51

    o fotograf po qe e mundur ik e bej foto ne zvicer sepse i ka akoma me shum dhe i mbajn shum mir po do te errestojn per spiunazh ushtarak mir ne ishim te rrethuar nga vende armiq nga te katra anet po zvicera nga kush mbrohej po munde me jep nje pergjigje

    Reply to this comment
  5. maks April 13, 10:52

    o fotograf po qe e mundur ik e bej foto ne zvicer sepse i ka akoma me shum dhe i mbajn shum mir po do te arrestojn per spiunazh ushtarak mir ne ishim te rrethuar nga vende armiq nga te katra anet po zvicera nga kush mbrohej po munde me jep nje pergjigje

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit April 13, 11:13

    Pse ndertoheshin keshtjella ne kohen e shpates? Pse prodhohen dyert e blinduara per banesa, banka apo centrale berthamore? Ka edhe nje PSE njeriu nuk ecen me gjashte kembe por me dy.Kur ti ke arme moderne te me sulmosh une te pakten do ngre bunkere te mbrohem.Ushtria ishte e konceptuar te luftonte ne kushtet e mbrojtjes, pa bunkere nuk mund te konceptohet vija mbrojtese.1 ushtar ne qender zjarri vlen sa nje skuader ne formacion te hapur luftimi, ne s’ mund te kishim 30 milione ushtare prandaj cdo Perse e ka nje pergjigje logjike.Po edhe mangesi mund te kete pasur, po te studjohej me mire mund te nevojiteshin me pak, edhe shkenca perfiton NGA gabimet.Tere ai koncern si Airbus ndalon fluturimin e helikopterit sa te gjeje klecken pse ra ky ne Shkoder dhe sa qindra milione jane shpenzuar per projektimin e modelit, e prapeseprape dalin mangesi.

    Reply to this comment
  7. mesapliku April 13, 12:06

    Kush eshte injorant dhe i duket cudi ndertimi i sistemit mbrojtes me bunkere, le te shkoje ne Zvicer, Izrael apo Suedi dhe do te shohe sa bunkere ka edhe atje.

    Reply to this comment
  8. Qytetar April 13, 12:26

    Ne kulmin e krizes ekonomike te komunizmit, mendon dot njeri se ne rast lufte do futej shqiptar ne bunker per te mbajtur me lufte nje Enver apo do bente nje eksod me te math se ai i sirianeve sot. Enveri mezi ruante kufirin nga arratisja ne kohe paqe e jo me ne kohe lufte ku te gjithe do benin ate qe bene me anijet ne mars 1991.

    Reply to this comment
  9. shqipe April 13, 12:27

    Fatkeqsi?!

    Te gjithe te strehuar,
    Nga e nesermja tmerr!
    te gjithe siguruar,
    Dera me dere…

    O Zot mos ardhte
    Kurre nje lufte e re
    Se do shuhej bota
    Do shpetonim ne!…

    Reply to this comment
  10. Euro Maloku April 13, 12:59

    Skiptarte dal nga dal po lajthitin te gjithe…Fillojne ne fillim gazetaret te cilet nuk kane mendim te tyre..pastaj me radhe…Ja sot kemiarritur tek Entela me tela..Seç jane ca Enkela..Entela ..etjera qe jane pjerdhur nga trute…
    -Po pse budallenj kane qene 3 miljon shqiptaret qe i ndertuan qendrat e zjarrit?
    Jepi Entela…enkela etj….

    Reply to this comment
  11. gjyqi i Hages April 13, 13:57

    PYETJE PER RRACEN E DHIVE’DODA’.
    -Sa kane kushtuar per mbrojtjen e teritorit te ISH Rrepublikes se Shqiperise—fortifikimi i vendit!?
    -Sa kane kushtuar tere armatimi e municioni qe u trafikuan nga KRRIMINELET e femijet e krrimineleve me imunitet e ku perfunduan kapitalet MONETARE!?
    -Sa MILIARDA llogariten pasurija e tundeshme dhe e pa tundeshme e popullit shqipetar mbi e nen toke e ku perfunduan!
    -Sa i kushton sot popullit shqipetar qe VDES URIJE KOLONIZATORET,AMBASADORET E KUJSLINGET PERFSHI SHOQATAT KRRIMINALE USHTARAKO-FETARE ME ‘ALI KAPTERET-NISHANI’ QE KUSHTOJNE 5 MILION DOLLARE!?

    Reply to this comment
  12. ODISEJA April 13, 19:41

    ishte kohe qe cdo shqiptar dinte ndertimin e armes dhe funksionet e saja dhe nuk vrame njeri . PO SSOT ????????????????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*