FOTOT / Uji i pijshëm, ndërpriten 226 lidhje të paligjshme, vendosen 36 gjoba

June 30, 2017 14:54

FOTOT / Uji i pijshëm, ndërpriten 226 lidhje të paligjshme, vendosen 36 gjoba

Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime, vijuan edhe sot aksionin për monitorimin e situatës në terren, duke ndërhyrë me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, kryesisht në periferi të kryeqytetit, dhe duke ndaluar çdo abuzim me ujin e pijshëm.

Aksioni i Task-Forcës është përqendruar në dy drejtime: në linjat e transmetimit në periferi të Tiranës si Yrshek, Mëzes, Kashar, Babrru, Astir, Kodër-Sharrë, Shkozë, Sauk, etj, si dhe në rrjetin e shpërndarjes brenda në qytet, përfshi subjektet private dhe shtëpitë me bahçe dhe lulishte. Vetëm gjatë ditës së sotme, grupet e Task-Forcës kanë identifikuar dhe shkëputur 226 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 26 gjoba për familjarë dhe 12 të tjera për biznese të ndryshme.

Një pjesë e këtyre rasteve janë referuar në organet ligj zbatuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, ndërsa është bërë edhe shoqërimi i tre personave në polici. Gjithashtu, grupet e punës në terren kanë bërë edhe verifikimin e 2130 abonentëve, duke ndërprerë aktmarrëveshjet lehtësuese me 34 prej tyre që rezultojnë debitorë.

Në fokusin e këtij aksioni të përgjithshëm kanë qenë edhe rastet e abuzimit me ujin e pijshëm nga subjektet private brenda qytetit. Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar dhe ndërprerë të gjitha lidhjet e ujit që përdorej nga lavazhet e makinave. Edhe në këto raste subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncimi në organet përkatëse.

 

June 30, 2017 14:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*