FOTOT / UKT u përgjigjet banorëve të Freskut, riparon brenda natës defektin në rrjetin e kanalizimeve

September 21, 2017 17:23

FOTOT / UKT u përgjigjet banorëve të Freskut, riparon brenda natës defektin në rrjetin e kanalizimeve

Një defekt në rrjetin e kanalizimeve i sinjalizuar nga banorët e zonës së Freskut në rrugën “Muhamed Deliu”, ka vënë në lëvizje menjëherë UKT për zgjidhjen e problemit.

Duke qenë se për të kryer riparimet do të duhej të hapeshin kanalet, çka do të sillte dhe bllokimin e  rrugës në këtë zonë tejet të dendur, punimet u realizuan në orët e natës.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, mjetet e rënda të UKT si dhe specialistët realizuan në kohë rekord duke bërë të nesërmen jo vetëm riparimin e dëmit, por edhe hapjen e qarkullimit për automjetet.

Ujësjellësi i Tiranës fton gjithë qytetarët që të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast defekti në rrjet, ndërhyrje të paligjshme apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm.

 

September 21, 2017 17:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*