Fotot unike të Marilyn Monroe shtatzënë

February 17, 2017 13:05

Fotot unike të Marilyn Monroe shtatzënë

Të vetmet imazhe të Marilyn Monroe ku mendohet se është shtatzënë, të bëra në korrik të vitit 1960 në Nju Jork (SHBA), janë publikuar për të herë të parë të mërkurën nga gazeta britanike “Daily Mail”.

Sipas gazetës, gjashtë fotot që janë ruajtur nga menaxherja e aktores, Frieda Hull, deri në ditën e vdekjes së saj, i’u shitën në ankand Tony Michaels për 2,240 $ në nëntor 2016.

Në imazhe mund të shihet Monroe me bark dukshëm të rrumbullakosur. Blerësi ka thënë për Daily Mail se Monroe e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj para se të humbte fëmijën gjatë një vizite në spital.

Një tjetër sekret që rrethon shtatzënisë e legjendës së filmit amerikan, ishte identiteti i babait të mundshëm të fëmijës, që nuk ishte burri i atëhershëm i Monroe, dramaturgu Arthur Miller, por një aktor italo-francez me  të cilin ajo u takua në setin e filmit “Let’s make love”, Yves Montand.

Michaels ka treguar gjithashtu se “Frieda ishte shumë krenare për këto foto dhe shumë krenare që i mbajti të fshehta deri në ditën që ajo vdiq”.

February 17, 2017 13:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*