FOTOT / Veliaj ka një lajm të bukur, rikthehet një prej institucioneve legjendë të Tiranës

August 14, 2017 09:13

FOTOT /  Veliaj ka një lajm të bukur, rikthehet një prej institucioneve legjendë të Tiranës

Një prej institucioneve simbol të arsimit në kryeqytet, shkolla “Kosova”, shumë shpejt pritet që të rikthehet si vatër e dijes për të mirëpritur të vegjlit.

Pavarësisht temperaturave të larta, Bashkia ka nisur puna me intensitet për hapjen e themeleve të kësaj shkolle, e cila pritet të jetë tre herë më e madhe se sa ish-godina e saj që u dogj shumë vite më parë.

Lajmin e bukur për të gjithë të vegjlit e ka dhënë vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili ka postuar në profilin e tij në twitter edhe foto nga punimet që po kryhen teksa po hidhen themelet e shkollës së re.

“Më në fund… Vapa vapë, por po hidhen themelet e shkollës së re Kosova! Pas shumë vitesh rikthehet një prej institucioneve legjendë të Tiranës”, thotë Veliaj.

Shkolla 9-të vjeçare Kosova do të jetë me 4 kate në total, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, ku do të jetë biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit.

Ndërtimi i shkollës pritet që të jetë dhurata më e mirë për të gjithë ata mësues dhe nxënës që gjithë këto vite u është dashur të mësojnë në shkolla të ndryshme të Tiranës.

August 14, 2017 09:13
Komento

1 Koment

  1. Crusader August 14, 19:00

    Ore ky shitesi i fiqeve te Sorrosit ngeli me fasada. Rregullo ujin lali Eri se per ate kane nevoje qytetaret, e leri pordhet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*