FOTOT / Veliaj: Përfundon në vjeshtë faza e parë e Pazarit të Ri

August 20, 2016 13:11

FOTOT / Veliaj: Përfundon në vjeshtë faza e parë e Pazarit të Ri

Pazari i ri në sheshin “Avni Rustemi” në kryeqytet ka nisur të marrë formë. Punimet për realizimin e këtij projekti madhorë kanë ecur me ritme të larta dhe është parashikuar që në vjeshtën e këtij viti të ketë përfunduar faza e parë e ndërtimit të Pazarit të Ri. Këtë fakt e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili në rrjetin social twitter ka postuar edhe disa foto nga punimet që po kryhen në teren.

 “Mjeshtrat po ecin shpejt te Pazari i Ri. Mbaron në vjeshtë Faza I-rë e projektit që më shumë se treg, krijon komunitet”, shkroi Veliaj në komentin që shoqëron këto foto. “Pazari i ri” në sheshin “Avni Rustemi” falë mbështetjes edhe të Fondit Amerikan të Zhvillimit shumë shpejt do të kthehet në një hapësirë që do shërbejë jo vetëm për tregti e biznes, por edhe si një zonë relaksi e turistike. Projekti parashikon rehabilitimin total të sheshit “Avni Rustemi” dhe zonës së “Pazarit të Ri”, restaurimin e ndërtesave tradicionale të zonës, ndërtimin në të ambienteve të nevojshme moderne për tregtarët dhe e shoqëruar kjo me një hapësirë pedonale.

 Kjo pasi projekti synon që ta kthejë një hapësirë multifunksionale, ku gjatë paradites të shërbejë si një treg për banorët e zonës dhe pasdite në një shëtitore dhe ambient relaksues, ku nuk do të mungojnë baret dhe restorantet që gatuajnë ushqim tradicional shqiptar, artizanë, duke u shndërruar kështu në një epiqendër të turizmit në Tiranë.

Ky projekt do të realizohet në disa faza, ku pas kanalizimeve, do vijohet me nënkalimin dhe më pas me fazat e tjera të ndërtimeve në sipërfaqe. Zbatimi i projektit ka nisur në muajin tetor dhe aktualisht po punohet me rrjetin e kanalizimeve, ndërsa ka nisur dhe ndërtimi i markatës së fruta-perimeve. Më pas puna do të vijojë me ndërtimin e markatës së mishit dhe të peshkut. 

tregu 3 tregu 2 tregu 1 tregu 5 tregu 6

August 20, 2016 13:11
Komento

1 Koment

  1. Dhimbie e madhe D. August 21, 02:54

    Mire po…
    Ritmi punimeve ss amullia brend kantierit punimeve..keq na duket z Kryetar i bashkise.
    Sa per projrktin e ristrukturimit te ish Pazarit Ri, nuk jam shume i qarte, po si po punohetm them se i afrohet asaj thenies “prit gomar te mbije bar”, Me vjen keq per kete javashllek, o nderuar Veliaj.qe, sa duket, premtuat shume e, beni pake.
    .Fatetkeqesi per ne;shtesa qe presim nga Ju.. Nderroi ingranazet…
    Moa arrihet:-“kur ske pulen do hash sorren.. keq kjo
    Dhimbia e madhe.D

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*