FOTOT: Zyra e Punës në Tiranë / Si ishte dhe si është

Redaksia Online January 16, 2014 21:38

FOTOT: Zyra e Punës në Tiranë / Si ishte dhe si është

Të presësh shirita inaugurimi është gjëja më e thjeshtë në botë dhe për ish kryeministrin Berisha ky ka qenë hobi i tij më i dashur në tetë vite qeverisje. Por, në rastin e fotove të postuara prej tij në Facebook, ku qartësisht duket se inaugurimi I zyrës së punës për të cilën ai pretendon se e ka kryer në vitin 2008, është kryer në sallën e konferencave të ish Ministrisë së Punës, i rrethuar nga një grusht burrash që e dëgjojnë të “mahnitur”.

Ama, Zyra e Punës nuk mund të jetë salla e konferencave të Ministrisë! Në fakt, Zyra e Punës në Tiranë gjendej në një zgëq ku ishte vështirë t’i gjeje edhe hyrjen (siç duket edhe nga fotot), le më pastaj të aplikoje për punë. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e ka risjellë atë në një formë moderne, të ngjashme me Zyrat e Punës në vendet e Bashkimit Evropian, në një nga rrugët më të rrahura të Kryeqytetit, në rr. e Kavajës.

Zyra e Punes (E RE)

IMG_0542

IMG_0545

IMG_0551

IMG_0555

IMG_0558

IMG_0560

IMG_0568

 

Zyra e Punes (E VJETRA)

IMG_1680

IMG_1684

IMG_1685

IMG_1686

IMG_1689

IMG_1689_1

IMG_1699

IMG_1702

***

Reagimi i Berishes per Zyren e Punes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasardhësin e tij Edi Rama në lidhje me inaugurimin e zyrës Rajonale të Punës në Tiranë, që siç thotë ai, ishte përuruar që në vitin 2008. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha publikon fotografi të momenteve kur ka prerë shiritin për inaugurimin e këtij shërbimi, 6 vjet më parë.

“Të dashur miq, “sot po inagurojmë një shërbim që priti 20 vite që të ndërtohej” do t’ju deklaronte shqiptarëve Edvin Kristaq Rama, tek paraqiste si suksesin perle të 100 ditëve, Zyren Rajonale të Punës për Tiranën. Mirëpo në muret e kohës ishte shkruajtur, filmuar dhe fotografuar se kjo zyrë e pajisur me teknologjinë më të lartë ishte inauguruar nga unë dhe ministri Barka me datë 30 qershor të vitit 2008. Zyra ishte ngritur ne kuadrin e një projekti të financuar nga qeveria suedeze, me të cilin u ngritën më pas 12 zyrat e punës në 12 qarqet e vendit.”- shkruan Berisha.

“Me një investim tjetër, po të qeverisë suedeze, në shkurt të vitit 2013 u inaugurua portali i “e-punësimi” që lidhej me të gjitha zyrat e qarqeve. Në portalin e “e-punësim” çdo punkërkues apo punëdhënës mund të fuste të dhënat e tij nga çdo skaj i vendit dhe çdo vend i botës për të kërkuar pune apo punëtorë. Shqipëria pra disponon një sistem dixhital modern të zyrave të punësimit.”- vijon më tej ish-kryeministri.

“Po si shpjegohet qe kryekreu inauguron për sukses të 100-ditëshit një zyrë të inauguruar 6 vjet më parë? E bene ai këtë për tu tallur me qytetarët apo veten e tij?? Jo dhe jo. Ai e bën këtë mbasi në mendjen e tij të sëmurë Shqipëria reale nuk ekziston. Zërat dhe halucinancionet e kanë zëvendësuar atë në mendjen e tij me Shqipërine e skëterrës, atë të Berishës, ndaj dhe ai do vazhdojë me këtë skenar, duke nxjerre nga skëterra e paraqitur si të vetat me qindra rruge, ujësjellësa, kanalizime shkolla, spitale të Shqipërisë reale madje jo vonë do na japë sihariqin e madh të anëtarësimit tonë në NATO apo të heqjes së vizave. Këta janë personazhe te “Fermës të derrave” të Xhorxh Orëell apo shtetit policor të neobllokmeneve shqiptare.”- përfundon Berisha.

Redaksia Online January 16, 2014 21:38
Komento

5 Komente

  1. Horri i Bulevardit January 16, 22:45

    Ju lutem, mos krahasoni nevojtoret e Saliut me zyrat e Rilindjes, se jane vite drite larg.

    Reply to this comment
  2. MARKO January 16, 23:12

    Hale Saliu, halet bente zyrat.

    Reply to this comment
  3. eris January 16, 23:38

    po c’rendesi kane a jane lyer muret roze apo blu, a ka dere te madhe apo te vogel, a kane karrige me rrota apo jo?! Rendesi ska fasada po duhet qe ato zyra te jene funksionale ne sherbim te njerezve dhe te jene produktive ndaj qellimit per te cilin jane hapur. Mos i kushtoni shume rendesi fasades se akoma nuk e kemi ate luks ne.

    Reply to this comment
  4. Ilir January 17, 03:42

    EPO MIRE, NE 100 DITE, VAJTEN NJA 10 INAGURIME.

    SE KESHTU DO VEJE PUNA, NE FUND DO NUMEROJE EDHE KY INAGURIMET, SI PUNA

    E SALIUT, SE NDONJE GJE QE TA NDJEJME PER MIRE DERI TANI AHA, AS NUK DUKET

    NE HORIZONT. TE PAKTEN SHYQYR QE BEN INAGURIME.

    Reply to this comment
  5. elsoni August 8, 14:55

    mirdita kam nevoje per pune ne shoker ju lutem me dimoni zhdoje pune punoje 8 ore pune ose 9 ore pune falmiderti per, zyren punes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*