FOTO+VIDEO: Ronaldo në fushë si bardhezi

July 31, 2018 13:57

FOTO+VIDEO: Ronaldo në fushë si bardhezi

Pas realizimit me sukses të “Transferimit të Shekullit”, Cristiano Ronaldo ka nisur zyrtarisht aventurën e tij me Juventusin, duke u paraqitur në të parën seancë stërvitore për sezonin e ri futbollistik.

Në Continassa, Ronaldo është fotografuar së bashku me lojtarë të tjerë që mbyllën në fazat e hershme performancën në Kupën e Botës me kombëtaret e tyre.

Kampioni portugez është ushtruar së bashku me Dybala, Higuain, Cuadrado, Douglas Costa dhe Bentancour.

Lojtarët u kthyen në Torino, të përshëndetur nga Aldo Dolcetti, ndihmës trajneri që zëvendëson Allegrin, i cili  ndodhet në Shtetet e Bashkuara për turneun veror.

Ronaldo dhe të tjerët po punojnë në Torino dhe të gjashtë do të ri-bashkohen kur grupi të kthehet nga aventura e Amerikës, në kohë për miqësoren tradicionale brenda familjes në Villar Perosa më 12 gusht.

l.h/ dita

July 31, 2018 13:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*