Përgjime për të zbuluar ku fshihen kushërinjtë Mëhillaj

February 6, 2014 09:46

Përgjime për të zbuluar ku fshihen kushërinjtë Mëhillaj

Prokuroria dhe Policia ndjekin strategjinë e përgjimeve për të zbuluar vendndodhjen e kushërinjve Genis dhe Andon (Erjon) Mëhillaj. Tani që dëshmia e të penduarit Julian Sinanaj dhe ndihmësit të tij N. Gj., pothuajse është e përfunduar, grupit hetimor i ka mbetur pa futur në rrjetë vetëm dy “kontraktorët e vdekjes”. Julian Sinanaj ka dëshmuar se pjesën më të madhe të porosive për të vrarë dhe kryer atentate i ka marrë nga kushërinjtë Mëhillaj dhe këta të fundit mbanin të gjitha njohjet dhe lidhjet politike. Mësohet se me vendim të gjykatës është autorizuar përgjimi në një gamë të gjerë njerëzish që kanë lidhje direkte apo indirekte me dy më të kërkuarit në vend. Gjithashtu bëhet e ditur se në terren ndiqen nga afër edhe veprimet e familjarëve të Genis dhe Andon Mëhillaj, që jetojnë në qytetin e Vlorës.

Grupi hetimor shpreson se në përgjimet telefonike do të kapë edhe detaje të strofkullës ku ndodhen Mëhillajt. Nga burime policore mësohet se të kërkuarit janë të njohur në qytet dhe madje kanë pasur dhe kanë miqësi dhe lidhje edhe me njerëz të pushtetit vendore dhe institucionet e ndryshme. Nga ana tjetër po punohet edhe për të zgjeruar rrethin e hetimeve edhe në persona të tjerë të dyshuar që mund të kenë pasur kontakte me porositësit e atentateve me tritol. Vetë Sinanaj ka mohuar që të kishte lidhje me politikanë dhe pushtetarë të djeshëm dhe të sotëm, duke kërkuar që të mos e ngatërrojnë me këtë temë për të cilën s’ka informacione.

Kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj besohet se e kanë kaluar kufirin një ose dy ditë para se të publikohej informacioni rreth operacionit të bujshëm të arrestimeve të N. Gj. Dhe Julian Sinanaj. Ata kanë pasur informatorët e tyre edhe në polici, për të cilët po hetohet me qëllim që së shpejti të ndalohen dhe vihen para përgjegjësisë. Në pikat kufitare nuk janë gjetur gjurmë të Mëhillajve, por hetuesit thonë se me miqësinë që kanë pasur dhe mundësitë financiare, të rinjtë mund të jenë larguar ose me dokumente të falsifikuara, ose me mjete lundruese apo në këmbë nëpërmjet kufirit. Ka pak gjasa që Genis dhe Andon Mëhillaj të ndodhen në Shqipëri dhe veçanërisht në Vlorë. Ndaj dhe mbahen nën mbikëqyrje familjarët e tyre në lëvizjet dhe telefonatat që kryejnë në vijimësi. Mëhillajt akuzohen se kanë porositur vrasjen e peshkatarit Sokol Veizi në gusht 2012 pas një sherri për pronësi në Orikum. Gjithashtu për vrasjen e biznesmenit Agron Çela po për pronësi në gusht 2013. Kanë dorëzuar porosi për tjetër person për atentat me eksploziv ndaj Ardian Kollozit, ish kreut të ALUIZNI-t.

Të gjitha këto porosi i ka kryer Julian Sinanaj, ashtu sikurse dy herë eksploziv tek biznesmeni Ermal Brahimaj, që mbeti i plagosur dhe përgatitja e eksplozivit C4 për prefektin e Vlorës, Besnik Dervishi. Por në këtë rastin e fundit porosia është dhënë prej Marion Mitros, ish-inspektorit të bashkisë Vlorë. Porosia e fundit është dhënë nga biznesmeni i gazit, Ilir Karçini, tashmë i arrestuar, për heqje qafe të konkurrentit të tij Piro Bare. Ndërmjetës kanë qenë Mëhillajt dhe Sinanaj është paguar 50 mijë euro kapar. Krimi do kryhej më 25 janar, ditën kur Sinanaj u arrestua.

 

Juliani bënte jetë prej fukarai dhe nuk fliste shumë, jetonte me qira

Julian Sinanaj jetonte prej tre muajsh me qira në një apartament në rrugën “Him Kolli”, kati i shtatë, segmenti që lidh “Rrugën e Kavajës” me atë “Myslym Shyri” në Tiranë. Por mësohet se Sinanaj i ndryshonte shpesh banesat e tij për të mos rënë në sy, teksa kishte shtëpi edhe në Vlorë. Nuk krijonte marrëdhënie me njerëzit dhe shfaqej i qetë dhe nuk shpenzonte shumë në sy të tregtarëve të lagjes. Banorët tregojnë se e shikonin shpesh në shoqërinë e të dashurës së tij Denada Çuni, e cila gjithnjë nuk fliste apo të reagonte dhe shpesh dukej e frikësuar. Fqinjët e katit të shtatë i thanë mediave se e shikonin shpesh Julianin, por nuk e besonin se ishte një vrasës me pagesë. “Pasi e mësuam u tronditëm shumë, sepse menduam se çfarë mund të na kishte bërë neve, kur brenda u gjet edhe një arsenal i tërë armatimi. Ishte i qetë dhe na dukej i mirë”, tha fqinji i tij në katin e shtatë. Kurse administratori i pallatit thotë se Juliani ka qenë i rregullt me pagesat mujore. “Nuk linte të dyshoje dhe ishte i qetë. Nuk kam bërë biseda të gjata dhe nuk kam parë të hynte dhe dilte njeri nga shtëpia e tij”, thotë administratori. Kurse shitësi i lagjes tregon se Juliani dukej si një person i vuajtur dhe në dyqan blinte gjithnjë gjëra të lira. “Shpesh vinte me vajzën që e shoqëronte, blinte ndonjë kos apo gjysmë buke. Edhe kur paguante mezi i nxirrte lekët. Unë nga media e mësova se ishte vrasës me pagesë dhe i rrezikshëm. Nuk mund ta besoja. Dhe gjithnjë lëvizte në këmbë. Një herë kam folur me të pak më gjatë dhe më tha se rrinte në Greqi prej shumë vitesh dhe kishte vuajtur shumë. Ai shton se e ka parë policinë dy ditë para se lajmi të bëhej publik, kur ka parë atë djalin dhe vajzën që janë futur në furgon. “vetëm më pas e mora vesh se për çfarë bëhej fjalë, se akuzohej për ato krime të tmerrshme”, përfundon shitësi.

 

 Policia: Albert Stafa akuzohet se tregtonte bombat me celular që përgatiste, nuk tregon objektivin

Pas arrestimit të bujshëm mbrëmjen e së martës të 30-vjeçarit Albert Stafa, nga Bërxulla e Tiranës, teksa përgatiste një bombë të telekomanduar me shënjestër ende të panjohur, policia ka dhënë detaje të tjera rreth aksionit. Komisariati nr. 6 bëri operacionin pas një informate në rrugë operative se Stafa gjendej afër një lokali në kilometrin e 11-të të autostradës Tiranë-Vorë me materiale të dyshimta. Gjatë kontrollit të banesë u sekuestruan edhe dy kallëpe tritoli, 120 fishekë, një celular i cili ishte i lidhur me tela dhe me një çelës elektrik, një bateri, fitila zjarrpërcjellës të  mbështjella në formë rrethore, 2 kapsolla detonatore elektrike, dorashka, çelësa elektrik, gërshëra, kaçavida, disa karikues celulari dhe sende të cilat shërbenin për të realizuar një ngjarje. Policia tha se bëhet fjalë për përgatitje dhe tregtim të këtyre bombave, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar pjesëtarë të tjerë të grupit të organizuar që kryente atentate me bomba, të njëjta si ato të grupit të tritolit në Vlorë. Stafa, ish i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në 2010, akuzohet për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municioneve”.

 

 

February 6, 2014 09:46
Komento

14 Komente

  1. o February 5, 11:25

    Po tek gazeta Panorama lexuam qe bente jete luksoze para nja dy ditesh. Apo ia fusin kot…

    Reply to this comment
  2. LARA SEMPOL February 5, 11:26

    Kush tregon te verteten Policia e Gangsterit Tahiri apo ky shitesi I kosit te tharte.?
    Nga intervista konfirmohet arrestimi i Sinanajt ne shtepine me qera ne 4 te megjezit dhe jo tek 21 Dhjetori siç shkumbezon i shume kerkuari nga drejtesia italiane pleshti Saimir Tahiri.

    Reply to this comment
    • Lul Bytha February 5, 14:42

      “shume i kerkuari nga drejtesia italiane, pleshti Saimir Tahiri”? Kjo eshte direktiva e re e partise? Ju keni ik te gjithe per lesh, qe kur shefi juaj pordhi fare. Ai i pjerdhun ka qene gjithmone por kohet e fundit po tregon qe nuk ka me shpresa per te dhe per gjithe ju qenushat qe i lepini bythen

      Reply to this comment
      • Alex February 5, 15:18

        hahahaha mire e ke.
        Keta ska doktor qe ti marri ne dorezim…

        Reply to this comment
        • Pilo Lala February 5, 18:39

          Lara me duket eshte emer lope ose qeni.
          Lara eshte e deshperuar se po i futen nje nga nje ne burg gjithe koleget, dhe ka frike per Berishen.
          Nuk ka kush ti rrezoje shtyllat elektrike.

          Reply to this comment
  3. drejtesi February 5, 11:51

    bravo te qofte saimir tahiri…shiko karvanin te ece perpare se nga keta qente e bucet e saliu jemi mesuar qe vjellin vrer sepse nuk u intereson qe shqiperia te behet si gjithe bota…ata duan erresire qe ta shkretojne fare ate vend dhe ne fund tja shesin serbit e grekut sic shiten detin qe i kish lene babai shpellarit te vicitolit

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi February 5, 13:34

    Një maskim i zakonshem i nje krimineli potencial për te mos tërhequr vemendjen! Eshte gje e zakonshme kjo ne boten e krimineleve te regjur. Ata nuk duan te lenë as gjurmen me te vogel. Blinte nje gjysem buke dhe kos për të lenë gjurmen e varfanjakut . Po te blinte shume dhe mallra me vlere do te linte përshtypje te tjera dhe do të tërhiqte vëmëndjen…? Pavarësisht nga emocionaliteti i tepruar me duket se “lara sempol” ka të drejtë në konstatim. Lajmi policor bën fjale per arrestimin e vrasesit te 21 dhjetori ??? Ketu ka një enigme,megjithese dihet fakti qe policia per arsye profesionale leshon dhe lajme te rreme!? Mund ta ketë dhene te rremë qe bashkepuntoret e killerit ta mernin per killer tjeter e te mos fshiheshin ose largoheshin ???

    Reply to this comment
  5. yp February 5, 13:36

    kjo tregon sa shume nxitohen disa media.
    nje gazet para nja dy diotesh tha qe bente jet luksoze. tani del ndryshe.
    me par u tha qe kish ber 27 vrasje ne greqi, po ai nuk pranon gje

    Reply to this comment
  6. Ermal February 5, 14:05

    Majft ju lutem me kete gazetari se e keni bere bajat.
    “Shitesi i kosit”, “gruaja me tha qe i kishte bertitur”, “administratori keshtu, fqinji ashtu, gruaja e tij s’kish shkuar ne pune per 3 dite”. Mos e ushqeni lexuesin me informacion te tepert.
    Lereni prokurorine te dali me nje tabllo te plot te ngjarjes, kush jane personat e implikuar pasi nuk ndihmoni asgje ne edukimin e publikut.
    I beni te gjithe dyshues ndaj te gjitheve, i ngrini kult thashethemnajave qe behen rendomt neper lagje e sidomos ne provinca ku komshia te di dhe zorret e barkut dhe me e rendesishmja keta kriminele ordinere i ktheni ne legjenda e modele per t’u kopjuar nga te rinjte.

    Reply to this comment
  7. arben February 5, 17:38

    ky edhe po te kete lidhje me vrasjen e gjygjtarit te vlores dhe te ju tregoje policis ose prokuroris keta te fundit nuk do ta tregojne se ai qe ka paguar per ta vrare eshte pjese e qeverise qe iku gjasme , ky edhe po te kete lidhje me vrasje te tjera mudet te kete inplikime te rrangjeve te larta dhe prokuroria nuk do ti tregojne , dhe ka mundesi ti bejne ndonje puc si atij trebickes dhe te therrasin ndonje nga ata te famshmit e pertej detit qe ta vertetojne se beri vete vrasje dhe te mbyllet ky muhabet akoma pa filluar si shum te tjere si me olldashin qe u pajtuan edhe te ps tja bejne varrimin shpejt se mose ja zinin vorrin me force nga ishe pronaret e vorreve tunge

    Reply to this comment
  8. danilo February 5, 20:45

    Po pse cfare kerkoni ju te bente jete luksoze?Vetem trim ska qene ky mut se u hap bythesh sa i vune byzylyket,plera e qelbur.

    Reply to this comment
  9. baba nga durrsi February 5, 23:29

    Cudi e madhe qe nuk bente jete luksoze! Zakonisht ben pjese ne natyren e shqiptarve dhe sidomos te gangsterrave dhe hajnave te hapen b….sh! Kjo tregon qe eshte i stervitur mire nga njerez kopetent dhe te zanatit dhe zakonisht ish-sigurimsat i dine mire kto truke!Ku i dihet, te shohim sa do vazhdoje te >kendoje >atje ne hetuesi duke treguar dhe emra te tjere!

    Reply to this comment
  10. Eli February 6, 10:51

    Ikonat e krimit po fillojne te zbehen…rilindja per asnje moment nuke duhet te harrojne liderin e tyre Sali Berishen( burg pa limit) bravo Edi Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*