Fqinji ynë do të shpenzojë 1 miliard euro për armatime të reja

April 11, 2018 09:15

Fqinji ynë do të shpenzojë 1 miliard euro për armatime të reja

Një komitet i parlamentit grek ka miratuar procedura të shpejta për prokurimin e armatimeve në vlerë rreth 1 miliardë euro.

Sipas “Greekreporter.com”, vendimi u mor pas një informimi konfidencial të komitetit të armatimit nga komanda e forcave të armatosura greke.

Në diskutime morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Admiral Evangelos Apostolakis dhe krerët e Komandës së Ushtrisë së Përgjithshme, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore dhe Marinës Helenike.

Prioritetet e programit janë forca ajrore e Greqisë dhe rritja e 85 prej avionëve të luftës së saj F-16 nga SHBA, së bashku me mirëmbajtjen e flotës së fluturimeve të Mirage-200.

Gjithashtu, edhe marina ka nevojë për një përmirësim të flotës së saj të fregatave MEKO.

Qeveria po nxiton të përfundojë marrëveshjen deri më 30 prill dhe pritet që kostoja të shkojë 1.1 miliardë euro.

n.s. / dita

April 11, 2018 09:15
Komento

6 Komente

  1. return of the saint April 11, 09:17

    Nuk eshte fqinji yne eshte aleati yne anetar i Natos

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana April 11, 15:56

    Ela re palikari. Per ke i do tere kote armatime. (Dhe sa per korrektese, Greqia as ka qene e as ka per te qene ndonjehre aleati yne. E njejta gje edhe per serbin. Kurre s’kane per te qene aleatet tane dhe jo per fajin e shqiptareve. Vetem ne rast se ne realizojme shtetin kombetar, atehere edhe greko-sllavet do t’i bejne ndryshe llogarite.)

    Reply to this comment
  3. fteri April 11, 17:10

    NATO (anglisht North Atlantic Treaty Organisation, shqip Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Akronym: OTAV) është blloku perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 me qendër në Bruksel. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme .

    Shqetësimi juaj është normal ,por shqipëria është vend antar i natos ,
    NATO duhet të ruajë balancën ushtarake në mes shteteve të ballkanit , midis greqisë dhe shqipërisë ,maqedonisë ,dhe serbisë,bullgarisë etj .Nuk duhet lejuar armatosjen e njërës palë me shumë,vetëm për ti shitur armë !….

    Greqia ka sot ushtrinë të madhe 175 mijë forca sa tre shtete së bashku ,SHqipëri ,Maqedoni,Bullgari .Kjo nuk është politikë e drejtë ,por hegjemoniste ndaj vendeve të vogla si shqipëria .

    Reply to this comment
  4. Lala April 11, 20:21

    Tani per tani jemi te ”sigurte,,nga avionet greke,me hyrjen e Serbise ne NATO dote jemi me te ”sigurte,,akoma se do te bejne gara kush do te arrije i pari ne Tirane.Pulat moj nene Palit pulat hengen hasllin.-Mire te keqen nena te trashegohesh…etj…etj…

    Reply to this comment
  5. Mali April 11, 20:39

    Mos u merzisni le ti blejne. 1.1 miliarde per ti blere dhe po aq per ti mbajtur, pastaj evropa dhe gjermania le tu japin thanas shtrengo rrypin.

    Reply to this comment
  6. Askushi April 11, 21:03

    Gerku do harxhoje 1 miliard €. Jo per te blere armatime te reja por per te modernizuar ato qe ka. Avionet F 4 phantom s jane me as per te ruajtur pulat i hedh ne toke dhe me artilieri kunder ajrore 12,7 mm po ashtu dhe per mirage 2000 qe jane te viteve 80/90 dhe ato jane per modernizim dhe shume anijeve detare qe i ka prodhim amerikan te viteve 70 qe shume mundesi kane nevoje per modernizim armesh dhe sistemesh radar. Se ku lexova s mbaj mend SHBA i dhuruan gerkut 250 tanke abrams para ca vitesh ne mes te krizes ekonomike dhe shteti gerk kishte veshtiresi ne terheqjen e tyre per shkak te kostos se larte te transportit detar dhe rregullime te ndryshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*