Fragmentet e një sateliti 250 kilogramësh do të “bombardojnë” Tokën

September 17, 2013 09:59

Fragmentet e një sateliti 250 kilogramësh do të “bombardojnë” Tokën

Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) është vënë në gjendje alarmi, pasi po përgatitet që të përballojë efektet e rënies së fragmenteve të satelitit të saj, midis datave 15 dhe 16 tetor

250 kilogramët e satelitit evropian “GOCE” (Gravity Ocean Circulation Explorer), të ndara në 40-60 fragmente, rrezikojnë të bien mbi planetin tonë. “GOCE” është lëshuar në hapësirë disa vite më parë, për t’iu dedikuar studimit të fushës gravitacionale të Tokës.

Aktualisht “GOCE” po lëviz në një lartësi 224 km sipër Tokës, por së shpejti motori i tij elektrik do të ndalojë sepse është në grahmat e fundit të karburantit. I pagëzuar si “Ferrari” i satelitëve, ai e ka përmbyllur misionin e tij dhe pas një muaji, rreth datave 15-16 tetor, do të fillojë rënien e pakontrolluar drejt Tokës.

Është i gjatë 5.3 metra dhe peshon 1.1 tonelata, por jo e gjithë masa e tij është e destinuar që të arrijë sipërfaqen e planetit tonë. Pjesa më e madhe materialit prej të cilit përbëhet është i destinuar të digjet në atmosferë gjatë rënies. Megjithatë, sipas shkencëtarëve që po e mbajnë nën vëzhgim trajektoren e tij, 25% e materialit mund të rrëzohet drejt Tokës dhe me shumë mundësi në det.

Ekspertët po monitorojnë çdo lëvizje të satelitit dhe po aktivizojnë struktura për të gjetur çdo zgjidhje të mundshme, në mënyrë që të shmangin goditjen nga pjesë të vogla të satelitit të qyteteve, pallateve dhe rrugëve e që mund të kenë sigurisht efekte shkatërrimtare. “GOCE” u lëshua në hapësirë më 17 maj 2009 nga vetë ESA dhe ishte sateliti i parë që ofroi një hartë të fushës gravitacionale të Tokës. U ndërtua me mbështetjen e industrive të ndryshme evropiane nën udhëheqjen e institutit “Thales Alenia Space Italia”.

Mbeturinat hapësinore ose fragmentet e objekteve të krijuara nga njeriu, që enden në orbitën rreth Tokës, kanë arritur në një nivel kritik. Midis tyre ndodhen raketa të vjetra vektorale, satelitë të dalë jashtë përdorimit dhe re grimcash të shkaktuara pikërisht nga shkatërrimi i satelitëve. Studimet e fundit tregojnë për 22.000 objekte të zbuluara nga Toka, të cilat sillen rreth orbitës së saj me një shpejtësi prej 28.000 km/orë, prej të cilëve 900 janë satelitë dhe vetëm 380 janë funksionues. Një sasi që shtohet në mënyrë eksponenciale dhe që e ka detyruar NASA-n  të kërkojë strategji “pastrimi”, para se mbeturinat të venë në rrezik satelitët që operojnë, apo edhe vetë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar “Alpha”.Duhet theksuar se bëhet fjalë për objekte pak a shumë të mëdha, ndërsa grimcat me përmasa disa milimetërshe numërohen me miliona./D.Gjuzi

September 17, 2013 09:59
Komento

3 Komente

  1. doda September 17, 13:17

    domethene shkencetaret krijojne per te vrare

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi September 17, 13:24

    Ishalla ndonje copë materiali e këtij satelitit europian bie mbi shtepine e sali berishes? Kur të jete saliu brenda ama!

    Reply to this comment
  3. eli September 17, 13:43

    Ishalla i bie saliut ndonjë copë mbi kokë e të biem rehat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*