Franca, Britania dhe Gjermania kërcënojnë Iranin për daljen nga traktati bërthamor

January 14, 2020 14:58

Franca, Britania dhe Gjermania kërcënojnë Iranin për daljen nga traktati bërthamor

Franca, Britania dhe Gjermania kanë apeluar dhe akuzuar Iranin se ka shkelur paragrafin 36 të traktatit bërthamor të vitit 2015 dhe kanë deklaruar se do të vendosin sanskione të reja bashkë deri në largimin e vendeve europiane nga marrëveshja.

Në maj të vitit 2018, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Traktati dhe vendosën sanskione ndaj Republikës Islamike. Një vit më vonë, Presidenti Hassan Rohani njoftoi një seri kundërmasash.

Teherani ka tejkaluar kufijtë në sasinë e uraniumit të pasuruar dhe gjithashtu në nivelin e pasurimit, përtej kufirit të vendosur prej 3.65 përqind, dhe kërcënon të shkojë deri në 20 përqind në javët e ardhshme.

Vendet europiane fillimisht u përpoqën të ruanin marrëveshjen. Ato krijuan një instrument financiar për të shmangur sanksionet amerikane.

Tani, pas shkeljeve të reja iraniane, Franca, Britania dhe Gjermania kanë kanë deklaruar se do të vendosin sanskione të reja bashkë deri në largimin e vendeve europiane nga marrëveshja

Në deklaratën e tyre tre vendet europiane, megjithatë, kanë riafirmuar dëshirën për të shpëtuar Traktatin dhe thonë se nuk duan të përafrohen me politikën e “presionit maksimal” të ushtruar nga Administrata e Donald Trump.

Megjithatë mbetet fakti se tërheqja nga paragrafi 36 i marrëveshjes së vitit 2015 mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të OKB.

Analistët e Lindjes së Mesme shohin gjithashtu se apeli drejtuar Iranit është gjithashtu një mesazh në frontin e raketave balistike.

Sipas Traktatit, kufizimi ndaj Iranit për  blerjen e teknologjisë ushtarake të nivelit të lartë skadon këtë vit. Kjo do të lejonte Pasdaranin të blinte mbrojtje kundërajrore, aeroplanë luftarakë dhe të zhvillonte raketat e tyre balistike edhe më shumë, gjë që rezultoi shumë efektive në sulmet ndaj infrastrukturës së naftës saudite më 14 shtator, dhe kundër bazës amerikane në Irak më 3 janar.

 

l.h/ dita

January 14, 2020 14:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim