Franca dhe Gjermania presin liberalizimin e vizave për Kosovën

April 22, 2016 22:11

Franca dhe Gjermania presin liberalizimin e vizave për Kosovën

Franca dhe Gjermania presin që Komisioni Europian të propozojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Është ky lajmi që kanë përcjellë ministri francez për cështjet europiane, Harlem Desir si dhe ai gjerman, Mikael Roth, gjatë vizitës së tyre në Kosovë. Në konferencën e mbajtur për mediat, së bashku me homologun e tyre Bekim Çollakun, përfaqësuesit deklaruan se kanë bashkëpunuar shumë përgjatë muajve të fundit që të përshpejtojnë procesin. Ministri francez, Desir theksoi se ndërkombëtarët janë mjaft të kënaqur me implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

“Jemi vecanëristh të kënaqur për implementimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit duke filluar nga një prilli i këtij viti. Ne gjithashtu po punojmë me Gjermaninë, për të dërguar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kemi punuar shumë për këtë çështje dhe jemi në pritje që Komisioni Europian të bëjë propozimin.”

Nga ana tjetër, ministri gjerman Mikael Roth deklaroi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë dy kritere mjaft të rëndësishme që duhet të plotësohen nga Kosova.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe ministri Çollaku i cili tha se qeveria e Prishtinës është në pritje të hapave të radhës sa i përket përmbushjes së aspiratave europiane. Ai u shpreh gjithashtu se Kosova ka shënuar progres në plotësimin e kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian.

April 22, 2016 22:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*