Franca: Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit

October 16, 2019 08:40

Franca: Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit

Franca nuk ndryshon qëndrim për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit”- tha të martën një burim zyrtar pranë presidencës franceze.

“Franca dëshironte t’u dërgonte një sinjal ‘pozitiv’ vendeve të Ballkanit në perspektivën e tyre afatgjatë për t’u bashkuar me bllokun evropian”- vijoi më tej zyrtari i lartë i presidencës.

Franca nuk e ndryshoi linjën e saj të ashpër kundër bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të martën, duke argumentuar se nuk mund të aprovojë negociatat derisa BE të reformojë zgjerimin dhe pranimin e pafund të anëtarëve të rinj.

o.j/dita

October 16, 2019 08:40
Komento

10 Komente

  1. TIMONIERI - ME ATLETE ADIDAS October 16, 09:32

    MIRËMËNGJES TË GJITHËVE.
    Me pamjen e Makronit me stemë që i duket,
    me atletet Adidas si të miat por që s’i duken,
    me dy pëllëmbët bashkë si të miat që i duken.
    MEGJITHËSE ÉSHTË SHUMË HERËT JU UROJ 1 DITË TË BUKUR.

    Reply to this comment
  2. Glaukias October 16, 09:46

    “në perspektivën e tyre afatgjatë”…. duhet ndërruar kursi politik, BE-ja nuk duhet të jetë më prioritet, duhet kërkuar ndihmë nga USA ose Gjermania por edhe duhet shikuar nga Kina e Rusia, boll më me komplekset e komunizmit. Mgjth në radhë të parë duhet rrëzuar kjo klasë e korruptuar politike, duhet krijuar një parti e re !

    Reply to this comment
    • Sulo Kapedani October 16, 13:05

      Mire e ke o shoku, por keto gjera duan burra shteti me kurajo dhe vizion dhe jo minj kenete si keta dhjeramanet tane hajduta dhe kriminela

      Reply to this comment
  3. V.F.L.P October 16, 11:30

    Po kur u fut Greqia a ishte heret?N.q.s po te dale Franca dhe ta thote.

    Reply to this comment
  4. agon October 16, 11:55

    Po kur i hapet me Serbin nuk ishte shpejt???????

    Reply to this comment
  5. Arben October 16, 12:32

    Shqipetarofobi, islamofobi

    Reply to this comment
  6. moko October 16, 13:29

    Ju media qe hiqeni se dini shume nga historia,a mund te kerkoni se nga e ka prejadhjen ky Makroni? A mos eshte rastesi qe jete nip,apo sternip i atyre markezeve te Frances qe coptuan Shqiperine? Franca ne jete te jeteve nuk na dashur,kombi shqiptar ke qene nje vebd per te plotesuar grykesine e serbeve,grekeve.
    Hulumtoni,ne analet e historise,se qellimi eshte diku tjeter: FORCIMI I SERBEVE E SHKATERIMI I SHQIPTAREVE.

    Reply to this comment
  7. Kasandra October 16, 16:05

    Njoftim i sinqertë i Presidencës Franceze:
    Retorika diplomatike franceze na dërgon një sinjal të sinqertë, na siguron për perspektivën në të ardhmen për bashkim me bllokun europian deri sa të sigurohet e ardhmja e vetë BE-së, si të thuash deri në “kolendrat serbe”. Këtë e vërteton edhe ankesa e eurodeputetes franceze Julie Lechanteux drejtuar Komisionit Europian të Zgjerimit për vuajtjet e Serbisë nga taksa kosovare 100% mbi mallrat serbe. Duket që lopata tërheq nga Serbia, jo nga drejtësia. Ministrat e jashtëm europianë nuk marrin mundimin as ta diskutojnë vendimin makabër të kolegëve të tyre një shekull më parë që coptoi trojet shqiptare në gjashtë shtete dhe e la Shqipërinë të përgjysmuar si një cung pa kokë e pa gjymtyrë, siç është edhe sot, një komb i coptuar dhe i lakmuar dhe na dënojnë për përparim të dobët.
    Deri atëhere, pra deri kur të vijnë “kolendrat greke apo serbe” shqiptarëve u sugjerohet të koloviten ca në “Shengenin Ballkaik”. Fqinjët dhe përkrahësit e tyre, që godasin çdo moment shqiptarët dhe trojet shqiptare, shpresojnë se durimi do të soset në lojën “hidh e prit” dhe shqiptarët do të bijen në “pritë” nga negociatat “më jep-të jap” truall shqiptar kur multikulturalizëm ka në gjithë botën mbarë. Ardhacakët kolonë serb janë të lirë të integrohen ose të ikin. Kosovarët e dëbuar me forcë duan pronat e tyre të ligjshme, ashtu siç duhet t’i kthehen Shqipërisë edhe territoret e tjera të marra padrejtësisht nga fqinjët.
    Shqiptarët, ashtu siç janë të ndarë në gjashtë parcela, janë edhe të bashkuar me besë me aleancën euroatlantike, nuk ka forcë tjetër që ta ndryshojë këtë fakt, këtë aspiratë shekullore të madhe për përparim e drejtësi pavarësisht nga hapja e negociatave me BE-në më vonë apo tani. Këtë edhe BE fort mirë e di. Në botën shqiptare nuk ka qetësi derisa të vendoset drejtësi kombëtare e barazi me kombet e tjera ballkanase. Sinjalet jepen çdo ditë se “kush luan këmbë e dorë ha bukë e lakror”. Kasandra.

    Reply to this comment
  8. Kaloresi i leshtelikes force e pare October 16, 17:09

    Franca ka bere gjithenje loje ne favor te sllaveve.ka nje rruge.referendum ne te gjithe trojet shqiptare per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet te vetem.le ta quajne si te duan,shqiperi e madhe apo te vogel.ne na intereson qe,meqenese euripa na braktisi,ti dalim zot kombit tone.kerkesa mbeshtetet ne karten e okb mbi bazen e oarimit te vetvendosjes se popujve.ti kerkohet me pas okb per legjitimimin e kufijve me fqinjet.kuptohet,kufijte e shtetit kombetar shqiptar.keshtu franca eshtw e lire te grupoje shtetet sllave qe mbeten si te duan ata.keshtu sejcili ne vendin e vet dhe franca ne vendin e saj.ka te drejten e vet,po ia pranuan,te zgjerohet ne trojet e veta ne veri te afrikes ngaku kane origjinen 40%e feancezeve.8

    Reply to this comment
  9. Lili October 16, 17:30

    Franca nuk ka faj pse KM edhe qeveritaret shqiptare as nuk dine as nuk duan me shtruar problemet siç jane . Mbyllin syte qeveritaret tone per problemet tona si komb i coptuar ne 6 pjese , mbyllin syte per vizat per kosovaret, mbyllin syte per shperblimim e krimineleve e fajesimin e viktimave !
    Kur te sheh Macroni duke qeshur e duke darkuar aq lezetshme me vucicin ndihmesi i kasapit te balkanit, cka ka me thane Macroni pos ky nuk paska dy fije gjak shqiptari , e per tu duke Skenderbeg , qe kur nuk eshte e nuk do jete, ky qenka gati me shit bab e nene , se motrat qe moti i ka shitur! Duke fyer vuajtjet e popullit te tij mendon ky se do hyje n’evrope?! Prit e behu njeri nje here e pastaj kerko evrope mendon Macroni per kete teveqel pa dy fije mend po me arrogance stratosferike!
    Ke deshtuar , hap krahun per dikkend tjeter !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*