Franca gjobit Facebook. 150 mijë euro për shkelje të privatësisë
Nga Arkiva
Facebook u gjobit me 150 mijë euro nga Agjencia franceze për Mbrojtjen e të Dhënave dhe po hetohet nga Belgjika, Holanda, Gjermania e Spanja për shkelje të privatësisë së të dhënave.
Franca është e bindur përderisa e gjobiti, ndërsa të tjerë po e hetojnë, me dyshimin se Facebook ka gjurmuar përdoruesit dhe i ka përdorur të dhënat e tyre për publicitete.
Rregullatorët e të dhënave krijuan një grup të përbashkët në vitin 2014, për të hetuar ndryshimet e politikave të privatësisë që Facebook bëri në të njëjtin vit.
Organizmi francez “CNIL” goditi Facebook-un me gjobën më të lartë të mundshme në pikën e nisjes së hetimit, por që prej tetorit të kaluar mund të vendosë gjoba deri në 3 milionë euro.
Autoritetet franceze thanë se, vërejtën se Facebook grumbullon të dhënat personale të përdoruesve në mënyrë që t’iu paraqesë atyre publicitete specifike. Për më tepër, Facebook ka grumbulluar edhe të dhëna të aktiviteteve në internet të përdoruesve në faqe të palëve të treta, pa e ditur ata.
Ekspertët thonë se gjoba franceze është modeste në krahasim me 8 miliardë dollarë të ardhura për Facebook në 3 muajt e parë të vitit. Por ajo është shumë e rëndësishme, pasi është hapi i parë ndaj Facebook për çështjen e privatësisë dhe pritet të pasohet nga shumë vende të tjera europiane.
Në një komunikatë për shtyp, Facebook shprehu kundërshtimin e tij për vendimin e autoriteteve franceze dhe tha se privatësia e përdoruesve është një themel i politikave të kompanisë.
si e ndrojtur France me kete gjobe
NATYRISHT NUK MUND
te flitet per Shqiperine e drejtuar nga nje psikopat, qe privatesine eperdor per te fshire mendemethenen. Por ajo qe eshte e rendesishme ne kete pike kendveshtrimi, eshte se Facebook, jo gjithmine vepron vetem brenda “oborrit” te saj, tashme pothuajse gestapor.
Siç thuhet edhe ne artikull, kthetrat Zukenberg-u i shtrin ne çdo cep te internetit, me “policine” e tij te hackerve te vertete, qe me scriptum-et dhe programet e tyre, kontrollojne deri ne hollesi, çdo cibernaut (navigues internetian) nder te tjera edhe ne faqet online, qe kane ne ndonje qoshke simbolin e Facebook-ut.
Klasike ne kete melodrame kriminale te Zukerberg-ut eshte “bashkepunimi” qe ka, ndermjet pak dollareve me probnaret e faqeve online.
Pa u hapur shume ne kete diskutim te thekshem, pushti Mero Qelbesire Baze dhe ai vinxhieristi i Birres se Korçes se Perleshit ne hunde e veshe, po edhe agjenti i ndyre i SISMI-t ne Shqiperi Bolino, e lejojne, natyrisht pa deshiren e cibernauteve, kontrollin total te privatesise se çgo njerit prej nesh.
Me qindra mijera te tjere kolose e pak kolose, ndjekin nje politike te tille kriminale, siç jane edhe Google e Microsoft, pa folur per kepurdhat helmuese te dimensioneve shume me te vogla se koloset e produkteve software.
Nje nga menyrat me praktike dhe krejtesisht falas, eshte edhe programi mbrojtes PeerBlock, qe mund te krahasohet banalisht me nje “roje dere” qe lejon te hyje ne godinen qe ruan vetem personat e autorizuar.
Natyrisht, vete PeerBlock-u permban nje liste me gati 1 miliard adresa IP te cilat i bllokon, por gjate aktivitetit internetian, kushdo mund ta pasuroje listen ne fjale, me adresa te tjera IP-she per tu bllokuar.
Per te ditur kush nga IP-te tenton te “hyje pa leje” ne kompjuterin e cilitdo, krahas PeerBlock, siç e kam thene edhe disa here te tjera ketu ne DITA, duhet installuar edhe programi antivirus, gjithnje falas, Zone Alram, i cili njofton ne kohe reale, gjithe tentativat e krimineleve te çdo kallepi, qe kerkojne te futin hundet ne kompjuterat private.
Mos u tramaksni nga komplikimet qe mund te keni gjate installimit te ketyre dy programeve vertete eçecionale, sepse me pak praktike jane shume te thjeshte ne perdorim dhe te pa zevendesueshem ne mbrojtjen e privatesie tone, te qetesise e dashurise tone per te njohur boten internetiane ne çdo qelize te saj.