Franca i jep lejen e qëndrimit shqiptarit hero, shpëtoi dy familje

September 12, 2018 09:32

Franca i jep lejen e qëndrimit shqiptarit hero, shpëtoi dy familje

 

Shqiptari i cili u kthye në hero në Francë pasi shpëtoi dy familje franceze që rrezikoheshin nga mbytja mori lejen njëvjeçare të qëndrimit në Francë.

33-vjeçari nuk do t’a harrojë kurrë 9 qershorin kur me kurajo arriti të shpëtonte 6 pjesëtarë të familjes të cilët ishin bllokuar në banesat e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga përmbytjet që përfshinë rajonin e Mayenne-s.

Më 8 shtator Florim Shehu mori një zarf nga prefektura brenda së cilës ndodhej leja e qëndrimit për një vit.

Po këtë ditë qyteti Change, ku jeton shqiptari nga Kosova kishte organizuar një festë në nder të tij.

Ndërkohë është hapur një fond që do të ndihmojë Florimin të blejë një makinë të re pasi atë që kishte e humbi gjatë përmbytjeve.

“Jam i lumtur”, tha Florim Shehu gjatë fjalës së tij në mbrëmjen e së shtunës, – “Tani mua dhe familjes time i janë hapur shumë rrugë“.

Florimi së bashku me gruan dhe dy fëmijët jetonin në qytetin Change që prej shtatorit 2017 dhe kishin aplikuar për azil në dhjetor të po atij viti, shkruajnë mediat franceze.

Kjo është historia e dytë pas Mamoudou Gassama, djali i cili u bë hero pasi duke u kacavjerrë deri në katin e katërt arriti të shpëtonte jetën e një fëmije.

a.s/dita

 

September 12, 2018 09:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*