Franca “kopjon” Shqipërinë, reformë territoriale brenda dy muajsh

August 6, 2014 18:18

Franca “kopjon” Shqipërinë, reformë territoriale brenda dy muajsh

Reforma historike me kufijtë e rinj të brendshëm do të kursejë më shumë se 12 miliardë euro

Franca ka ndryshuar rrënjësisht hartën e saj territoriale në një kohë rekord prej dy muajsh. Asambleja Kombëtare ka miratuar ndryshimet e thella në kufijtë e brendshëm francez dhe deri më tani nuk ka pasur reagime të ashpra të partive politike, apo të zonave të prekura. Një nga qëllimet e këtij ndryshimi historik konsiston në kursimin e rreth  12 – 25 miliardë euro në vitet e ardhshme. 22 rajonet e tanishme do të shkrihen mes tyre dhe do të mbeten 13. Argumenti kryesor i presidentit François Hollande dhe qeverisë së tij për një revolucion të tillë është që, të arrijë një qeverisje më fleksibël dhe më pak të kushtueshme (tani arrin deri në 55% të PBB). “Duam territore më të forta dhe të organizuara më mirë, që të ndajnë kostot e tyre operative”, tha Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve në Kuvend para se ky të miratonte hartën e re, më 23 korrik. Projektligji u mbështet pothuajse ekskluzivisht nga Partia Socialiste, por edhe grupet e tjera që votuan kundër, apo abstenuan shpjeguan se edhe ata e kërkojnë një reformë të tillë  territoriale, por Qeveria duhet të bashkëpunonte me opozitën. Nxitimi i Hollande e ka bërë të pamundur paktin. Deri në fillim të këtij viti, Presidenti as nuk e kishte përmendur mundësinë e një reforme të tillë. Në fillim të qershorit, vetë Hollande njoftoi për një hartë të parë, ku reduktohej në 14 numri i rajoneve që më në fund mbetën 13, pas procedurës parlamentare. Gjatë muajit qershor dhe korrik, një rajon ka ndryshuar tre herë aleatët. Protestat e liderëve rajonal që janë prekur nga reforma janë bazuar praktikisht në të gjitha rastet në avantazhet dhe disavantazhet e bashkimit me një rajon më të pasur, apo më të varfër se rajoni i tyre. “Qëllimi ynë nuk është që të krijojmë rajone identiteti, të tilla si Spanja, apo Italia, por rajone ekonomike që janë njëkohësisht të forta dhe respektojnë identitetet lokale”, paralajmëroi Cazeneuve. Në hartën e re vetëm 4 rajone do të jenë në të njëjtën situatë si më parë. Një prej tyre Bretagne, me karakteristika të rëndësishme identifikuese, ka refuzuar në çdo moment të bashkohet me fqinjën Pays de la Loire. Për arsye të ngjashme, Alsacua pretendon të qëndrojë vetëm dhe jo e bashkuar me Lorenan. Harta e re, e cila do të diskutohet sërish në vjeshtë, do të hyjë në fuqi në janar 2016-të, por deri në vitin 2019-të rajonet mund të negociojnë bashkimet e reja ndërmjet tyre. Në prezantimin e saj në Kuvend, Qeveria ka argumentuar se, në kuadër të BE-së dhe në kontekstin e globalizimit, rajonet duhet të kenë një popullsi më të madhe që të jenë efektive. Në Gjermani, mesatarja e çdo landi është 5.1 milionë banorë. Në Itali, 4,4 milionë. Në Francë, tani është 2.9 milionë. Në Spanjë është 2.4 milionë banorë. Rasti francez ka precedent kohët e fundit në Europë. Polonia tashmë ka 16 rajone, Greqia, ka 13 provinca në vend të 54, Danimarka nga 14 rajone i ka reduktuar në 5 dhe Suedia ka përgjysmuar numrin e 21 rajoneve.  Kursimet e organizimit të ri do të vijnë në disa mënyra. Në vend të 22 Këshillave të Qarqeve, apo Asambleve do të ketë 13. Secila nga këto asamble do të ketë një maksimum prej 150 këshilltarësh, apo deputetësh. Disa prej tyre aktualisht i kalojnë 200 këshilltarë, me paga mujore që variojnë nga 2200 euro në muaj deri në 5400 për Presidentin e Rajonit. Në vend të 1757 këshilltarëve rajonalë nuk do të ketë më shumë se 1520. Një tjetër mënyrë e rëndësishme për të pakësuar shpenzimet do të jetë në kurriz të departamenteve, apo provincave, përgjegjësitë e të cilave do t’u kalohen rajoneve. Prandaj, Qeveria parashikon që në 2020-ën të zhduken Asambletë Provinciale me më shumë se 4000 zyrtarë të zgjedhur që aktualisht paguhen me nga 2200 deri në 5400 euro në muaj. Një tjetër proces racionalizimi i kostos është frenimi i shtimit të zyrtarëve në komuna, departamenteve dhe rajoneve në një normë prej 1.6% në vit. Aktualisht janë 1.89 milionë dhe në qoftë se në pesë vitet e ardhshme kjo shifër nuk rritet, kursimet do të jenë afro 5 milionë. Edhe pse të pakta në numër, rajonet me këtë reformë do të luajnë një rol më të madh në administratën franceze, rol të centralizuar, por me peshë të rëndësishme historike. Për t’i dhënë rëndësi më të madhe rajoneve tentoi edhe Charles De Gaulle, i cili dha dorëheqjen nga kreu i shtetit në vitin 1969 pas humbjes së referendumit që mbahej për këtë qëllim. Megjithatë, në vitin 1982 rajonet u përfshinë në Kushtetutën franceze dhe tashmë po vjen dhe revolucioni i tyre.

Përgatiti: Ornela Jaupi

August 6, 2014 18:18
Komento

13 Komente

  1. landi August 7, 07:24

    po xca te beje dereziu, pune e mire per te kursyer leket e shtetit.

    Reply to this comment
  2. [email protected] August 7, 09:15

    Edi Ramen e kopjuan dhe do te vazhdojne ta kopjojne politikane te ndryshem.
    eshte Alfa i Europes dhe koha do tia tregoje atyre qe flasin me cinizem kunder tij !
    te jemi krenare qe kemi nji prijes si Edi Rama !

    Reply to this comment
  3. Gjini August 7, 09:30

    Mbasi Saliu ja kaloi Gjermanise,nuk mbeti gje tjeter vec se Franca te kopjonte Edin. Uuu pika qe s’ju bie ju bythlepirsave gazetare.

    Reply to this comment
  4. Genci August 7, 16:59

    Nje titull banal, per ate qe po ben sot Franca.
    Une e kam nje gazete franceze ku tregon si kane qene landet dhe si behen.
    Po tja u tregoj ate, do te shihni se nje land behet me siperfaqe sa disa Shqiperi brenda dhe me popullsi me 5-6, e deri ne 8 milion banore.
    E kuptoni?
    Pra nje land ka dy apo tre Shqiperi brenda.
    Kurse kryetaret e komunave tona me nga 2-3 mije banore fiktive, se ne fakt ju kane mbetur nga 500 -600 te tillle, kerkojne akoma te ligjerojne, te kapardisen dhe te ngjallen e te majmen nga ky popull i cfilitur qe po e rrjepin cdo dite.

    Reply to this comment
  5. pro dhe kunder August 7, 20:16

    -i bije qe shqiperia te jete 0.5 ose 1- rajon.me kete nr/ popullsie..E ç’kane keta politikane qe qajne e i drejtohen presidentit per mos aprovim..,apo duke qene kontigjent” kristali “kaq dine.
    ..neqoftese qeveria ka bere pune te mire,mos u tregoni kurnac ne vleresime..

    Reply to this comment
  6. Kris August 8, 13:41

    Rama ka punuar mire ne krahasim me Sali Ramen .Ne punen e vet e ndihmojne rrypat e Fmn dhe bankes boterore.Rrypat e shqiperise jane te forte dhe ska cunam apo fullhan qe i liron.Ato vazhdojne te shterngohen ,te shterngohen.ne duhet te jemi te lumtur se na eshte hapur dera,eshte care bllokada .Rrypat cajne bllokaden .Suksese Piktor

    Reply to this comment
  7. Genci August 8, 17:50

    E di qe nuk ka lande Franca,por ka qarqe dhe prefektura qarku.
    Nuk ka rendesi kjo, rendesi kane shifrat qe permenda me lart.
    Protestat i nxisin ata qe ju prishet rehati dhe qe duan destabilizim.

    Reply to this comment
    • Apolon August 9, 06:51

      …..edhe shifrat i keni te gabuara ..pasi ju krahasoni ate qe ju quani qark ne France ..me komunen ne Shqiperi…Ju keshilloj te krahasoni regionet ne France me qarqet ne Shqiperi…

      Reply to this comment
  8. ALBANO August 10, 04:13

    me falni por edi rama e kopjoi francen ;;; se ne France ka nje vit qe po flitet per ndarjen e territoriale por qe partite nuk vendosin ;;; populli nuk eshte dakord ;;madamme chirak nuk eshte dakord ;;; dhe edi rama i kpjoj per te hapur gjera te pa vlevshme per popullin ;;;; shqiptaret duan pune ;;;dhe rama meta nuk po bejne gje ;;; shqitaret duan qe rama te luftoje korrupsionin dhe rama ;;; ben reforma qe nuk te japin buke ;;; qe nuk hapin vende pune ;;;kjo eshte realiteti ;;;prandaj hapini syte dhe mos ja fusni kot ;;; rama meta berisha basha jane kot ;;;; korrupsion ;;;dhe e kane harruar popullin ;;;;merci

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*