Franca ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkollë

December 13, 2017 09:29

Franca ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkollë

Ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer në Francë ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkolla. Kjo do i mbrojë nxënësit nga sulmet e mundshme në internet. Vendimi do fillojë të zbatohet duke filluar nga shtatori i ardhshëm.

“Masa për celularët do nxisë fëmijët të luajnë jashtë gjatë pushimit dhe në mesditë, gjithashtu i mbron nga sulmi kibernetik”, shpjegoj Blanquer.

“Këto ditë fëmijët nuk luajnë më në kohën e pushimit, ata qëndrojnë vetëm në smartfonat e tyre dhe nga pikëpamja arsimore është një problem”, deklaroi Blanquer.

“Është e rëndësishme që fëmijët nën moshën 7 vjeç të mos jenë para celularëve” , tha ai.

Fëmijët nën moshën 13 vjeç e kanë tashmë të ndaluar të përdorin telefonat celularë në klasë. Kufizimet e reja do pengojnë përdorimit gjatë pushimit të drekës dhe orarit të mësimit.

Janë marrë të gjitha masat për vendosjen e dollapëve të rinj për telefonat celularë. Nxënësit mund t’i marrin pas përfundimit të mësimit.

Propozimi i qeverisë do zbatohet për shkollat ku mësojnë fëmijët e moshës 15-18 vjeç.

December 13, 2017 09:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*