Franca në alarm nga shpërthimi i koronavirusit, rastet po dyfishohen çdo dy javë. Rritje shqetësuese e infektimeve edhe në Itali

September 15, 2020 17:45

Franca në alarm nga shpërthimi i koronavirusit, rastet po dyfishohen çdo dy javë. Rritje shqetësuese e infektimeve edhe në Itali

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi (dje ishin 14)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.633.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1229 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1008) për një total prej 289 990 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 695 të shëruar, për një total prej 214,645 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 176 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.903 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103640.

Ndërsa në Francë po dyfishohen çdo dy javë rastet e infektimeve, gjë që I ka vënë spitalet në alarm.

Zyrtarë të lartë të shëndetësisë në Francë paralajmëruan sot se numri i rasteve me COVID-19 po dyfishohet çdo dy javë në radhët e popullsisë së Parisit dhe se të prekurit mund të kërkojnë terapi intensive në repartet e terapisë intensive tashmë të mbipopulluara.

Sikurse vende të tjera europiane, Franca është përballur me një rritje të re të rasteve me Covid, ndërsa qeveria ka premtuar shtimin e testeve dhe forcimin e masave në zonat me infeksion të lartë, me synim për të shmangur një rikthim të bllokadës së përgjithshme të vendosur më herët gjatë vitit.

Drejtori i spitaleve të rajonit të Parisit, Martin Hirsch deklaroi se pavarësisht një ritmi më të ulët të infektimeve krahasuar me pranverën, numri i shtrimeve në spitale po dyfishohet çdo muaj.

“Rastet dyfishoheshin çdo tre ditë në fillim të marsit, ndërsa tani dyfishimi ndodh çdo dy javë. Të paktën kështu konstatuam javën e kaluar. Në spitalet tona, shifra e të shtruarve dyfishohet çdo tre javë ose çdo muaj, pra po dyfishohet më ngadalë dhe kjo është arsyeja përse nuk po ndjejmë të njëjtën shkallë urgjence që ndjemë në pranverë. Por sërish shifrat po rriten, ndaj dhe ne duam ta ndryshojmë këtë trend dhe mund ta bëjmë”, është shprehur Hirsch.

Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 7183 raste të reja Covid dhe 6 vdekje.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins totali i të identifikuarve pozitiv është rritur në 381 004 për një total prej 30916 viktima që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

j.l./ dita

September 15, 2020 17:45
Komento

1 Koment

  1. Love Laberi September 15, 21:04

    Ne 67 milion njerez vdesin 6 beta dhe vazhdoni ta quani akoma “pandemi”?. Sa qyqar qe jeni, nuk dini ku te kapeni me.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim