Franca “ngre në këmbë” BE-në, kontrolle të rrepta në kufijtë e jashtëm

November 20, 2015 09:30

Franca “ngre në këmbë” BE-në, kontrolle të rrepta në kufijtë e jashtëm

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian po diskutojnë për forcimin e kufijve të jashtëm të zonës Shengen, në përgjigje të sulmeve të Parisit.

Me propozim të Francës, kërkohet që në pikat kufitare të BE-së të ketë kontrolle të rrepta, ndërsa informacionet për udhëtarët me avionë duhet të shpërndahen në vendet anëtare.

Autori i dyshuar i sulmeve në Paris javën e shkuar të ketë udhëtuar nga Siria për në kryeqytetin francez pa pasur asnjë pengesë në rrugë.

Ndërkohë, shefi i zbulimit i Gjermanisë ka paralajmëruar për një “luftë botërore terroriste”. Hans-Georg Maassen, kreu i agjencisë së inteligjencës së brendshme, i tha BBC-së se i ashtuquajturi Shteti Islamik (IS) e kishte bërë Evropën armikun kryesor dhe se çdo qytet evropian mund të sulmohet ashtu sikurse Parisi.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, duke folur të enjten, tha se ishte “urgjente që Evropa të zgjohet, për t’u organizuar në mbrojtjen kundër kërcënimit terrorist”.

Ai tha se Franca nuk ka marrë asnjë paralajmërim nga vendet e tjera evropiane që Abdelhamid Abaaoud – një fytyrë e njohur- se është në listën ndërkombëtare të “më të kërkuarve”.

Franca tha se ka marrë informacione nga një vend jo-evropian rreth tri ditë pas sulmeve që Abaaoud ka kaluar përmes Greqisë pas largimit nga Siria. Një nga sulmuesit që hodhi veten në erë jashtë Stade de France, ka qenë gjithashtu i gjurmuar nga shenjat e gishtave të tij në Greqi, ku ai ishte i regjistruar si një emigrant. /Dita/

 

November 20, 2015 09:30
Komento

1 Koment

  1. toni November 20, 13:38

    Franca kurre nuk mund te zhduki ISSIN,pasi Franca eshte bere djepi i tij,terroristet zhduken me terrorizem,kjo do te thote qe kur vritet nje terrorist duhet ti zhduket dhe familja,pra fara qe e ka pjelle,shkurt Enver Hoxha ishte mjeshter i kesaj pune,vendet europiane e luftojne terrorizmin me mjete demokratike,eshte e thjeshte plumbi do plumb,nje i vrare ne France dhjete terroriste duhet te vriten,kjo eshte formula me e mire per shuajtjen e kesaj rrace barbare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*