Franca po nënvleftëson stabilitetin BE-Ballkan

October 21, 2019 16:57

Franca po nënvleftëson stabilitetin BE-Ballkan

Analisti politik Jasmin Mujanovic, në një shkrim të publikuar në Balkan Insight këtë të hënë, thekson se arsyeja që Franca thotë jo është thjesht se ky shtet nuk e do zgjerimin e BE-së, ndërsa nuk është e mirëinformuar mbi Ballkanin Perëndimor.

Refuzimi i pandershëm i Francës për të shprehur politikën e saj të vërtetë – që nuk ka dëshirë ta shohë Bashkimin Europian të zgjerohet- po dëmton besueshmërinë e BE-së, dhe perspektivat demokratike të Ballkanit, thekson Mujanovic.

E kaluam një herë këtë situatë. Në qershorin e 2018-tës, kur qeveria reformiste e Maqedonisë së Veriut kishte bërë përpjekje të mëdha drejt kthimit të vendit në një rrugë të mirëfilltë Euro-Atlantike: jo më pak se me fillimin e asaj që do të kthehej në Marrëveshjen e  rëndësishme të Prespës me Greqinë, Franca, Hollanda dhe Danimarka thanë: ” Jo, Shkupi nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i dhënë hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, dhe as Shqipëria”.

Teknikisht, ajo që Franca dhe të tjerët i thanë maqedonasve dhe shqiptarëve ishte “mbase vitin tjetër”, por askush me pak arsye nuk mund ta konsideronte atë përgjigje ndryshe nga një “Jo”  fortë.

Dhe një vit më vonë, Parisi as ka lëvizur ndopak nga pozicioni i tij e as është informuar më thellë, po mbetet injorant, arrogant dhe provincial. Franca i ka bllokuar sërish fillimin e negociatave të anëtarësimit për Shkupin dhe Tiranën.

Presidenti Emmanuel Macron, çfarëdo qofshin kredencialet e tij liberale në Paris e Bruksel, është një kundërshtar i përbetuar i zgjerimit të mëtejshëm në BE. Si rrjedhojë, ai është i gatshëm të heqë dorë jo vetëm nga angazhimet e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe nga ndërveprimet institucionale dhe politike të gati dy dekadave mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, shton analisti.

Që prej samitit te Selanikut ne 2003-shin, çdo komisioner i Bashkimit Europian dhe çdo lider i shteteve Europiane i ka thënë këtij rajoni se e ardhmja e tij është në union, dhe përgjegjësia e juaj që ta bëni këtë të mundur.

Dhe tani Franca, një vend që mezi e ka ruajtur praninë diplomatike në rajon që prej viteve 90`, e që praktikisht është kthyer ne një vezhgues të painteresuar të politikave të Ballkanit, thotë sërish “jo“.

Mungesa e transparences dhe e ndershmërisë së Francës në veçanti do të ushqejë një cikël të mbrapshtë në rajon, konstaton Mujanovic.

e.ll./dita

October 21, 2019 16:57
Komento

1 Koment

  1. Vlora October 22, 00:48

    Cila eshte maska e makronit Pse nje jo e zgjatur dhe sa e fshefte aq djallezore prej kohesh be duhet te beje shpjegim te hapur te dy vendeve qe makroni ka bere gabimin ne te madh keq dashes si ndaj vendeve te bsllkanit po ashtu edhe vet be per besueshmerine e saj Historia do ta quaj te pa falshem veprim e makronit Turp per ju qe jeni si nje njeri i maskuar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim