Franca siguron 1/8-at, Mbappe shkruan historinë (VIDEO)

June 21, 2018 19:04

Franca siguron 1/8-at, Mbappe shkruan historinë (VIDEO)

 

Franca fitoi 1-0 me Perunë takimin e dytë në grup për të dy skuadrat, falë një goli të Kylian Mbappe, që është shndërruar edhe në lojtarin më të ri të Francës që shënon në një turne ndërkombëtar, si Europian apo Botëror, me një moshë 19 vjeç e 183 ditë.

Ishte pikërisht goli i lojtarit të Paris Saint-Germain ai që ka vulosur fitoren e ngushtë 1-0 për të besuarit e Deschamps.

Trajneri francez kishte bërë ndryshime në formacion për ndeshjen e dytë, duke futur në fushë Giroud që nga minuta e parë dhe duke sakrifikuar Dembele.

Skuadra funksionon mirë me Giroud, pasi ai krijon hapësira për lojtarët e shpejtë si Griezmann dhe Mbappe. Dhe ishte pikërisht adoleshenti i PSG ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 34’ por duhet thënë se merita më e madhe ishte e sulmuesit të Chelsea-t, Giroud.

Por në pjesën e dytë Franca mund të kishte mbyllur ndeshjen, diçka që nuk e bëri, duke lënë të hapur rezultatin deri në sekondën e fundit.

Edhe Peruja u mundua të bënte diçka, dhe me pak fat mund të kishte barazuar. Por ndeshja mbyllet me fitoren e Francës që tani luan vetëm për të siguruar vendin e parë të grupit.

Ndërkohë Peruja i thotë lamtumirë Kupës së Botës pas dy disfatave radhazi.

a.s/dita

June 21, 2018 19:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*