Franca superiore, Mancini: Pas një viti do të shihet niveli ynë

June 2, 2018 09:43

Franca superiore, Mancini: Pas një viti do të shihet niveli ynë

Debutim triumfator që pasohet menjëherë nga një humbje jo edhe aq e lehtë, edhe pse në një miqësore.

Roberto Mancini shijoi mbrëmjen e së premtes humbjen e parë në pankinën e Italisë, përballë një France tejet të fortë, por që gjithsesi nuk e shqetëson teknikun “axurr”, i cili duartroket në njëfarë mënyrë provën e të besuarve të tij, kryesisht performancat e të rinjve që u aktivizuan nga minuta e parë.

“Të tilla humbje shërbejnë për të fituar eksperiencë, edhe pse të humbasësh nuk i volet askujt. Për momentin kemi një diferencë të dukshme. Franca është shumë e avancuar në të gjitha aspektet. Patëm edhe ne rastet tona për të barazuar rezultatin në 2-2, por nëse vazhdojmë kështu, them se pas një viti mund të jemi shumë pranë nivelit të francezëve”, është shprehur Mancini pas miqësores së djeshme. “Nga lojtarët kam mbetur i kënaqur, veçanërisht prej debutuesve. Jam i kënaqur më shumë për personalitetin e shfaqur në fushë, edhe pse dihej që nuk ishte një ndeshje e lehtë”.

Mancini njeh meritat e Francës, lojtarët e së cilës i konsideroi shumë më superiorë fizikisht, e me një organikë tejet të pasur. “Në këtë moment ata janë më të fortë sesa ne. Ne duhet të mendojmë çfarë të bëjmë për të ardhmen, por kam bindjen se kemi zhvilluar një lojë të mirë”, tha Mancini.

o.j/dita

June 2, 2018 09:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*