Franca, vendi i parë që ndalon enët plastike të kuzhinës

September 20, 2016 21:30

Franca, vendi i parë që ndalon enët plastike të kuzhinës

“Stop përdorimit të enëve plastike”, është vendimi që ka marrë Franca.  Ky ligj do të hyjë në fuqi në 2020-ën, dhe zëvendësimi i tyre do të bëhet me material organik, i cili mund të shpërbëhet. Ky ligj i ri ndjek ligjin paraardhës të korriku,t i cili ndaloi qeset plastike.  Sipas ligjit të ri, në korrik është ndaluar shpërndarja e qeseve plastike në supermarketet në Francë dhe në 1 janar 2017 do të ndalohet edhe përdorimi i tyre në sektorin e frutave dhe perimeve.

Ligji i cili ndalon përdorimin e enëve plastike, gotave dhe pjatave do të hyjë në fuqi në vitin 2020, gjë e cila do t’i japë kohë kompanive ta marrin masa.

Ministrat lokalë përcaktuan se në këtë periudhë 3 vjeçare, 50% e materialit që do të përdoret për prodhimin e këtyre produkteve duhet të jetë organik dhe i degradueshëm, dhe kjo do të rritet me 60% në 2025-ën.

Ky lajm është mirëpritur nga shumë individë anë e mbanë botës, dhe me parashikimin se në 2050, do të ketë më shumë plastikë sesa peshq në oqean, ky është veprimi që nevojitet për të reduktuar problemin e mbetjeve, i cili po rritet njëlloj siç rritet popullsia globale.

September 20, 2016 21:30
Komento

1 Koment

  1. info analitike September 21, 10:08

    Shume gje e mire vecse uroj te te organizohen pak me mire nga fushata e heqjes se qeseve te plastikes per ti zevendesuar me qese me perberje organike te degradueshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*