‘France 24’, Rama: Në Shqipëri është e modës të kërkohet dorëheqja

May 29, 2018 14:54

‘France 24’, Rama: Në Shqipëri është e modës të kërkohet dorëheqja

Kryeministri Edi Rama tha gjatë intervistës së tij për ‘France 24’ se në Shqipëri është e modës të kërkohet dorëheqja e kryeministrit.

Gazetarja e pyeti nëse Rama po mendonte të jepte dorëheqjen, duke u bazuar dhe tek protesta e ndodhur më 26 maj, por ai iu përgjigj duke i thënë se “Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha”.

Rama u shpreh se vendi në udhëheqjen e qeverisë aktuale ka patur rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe për këtë arsye, KE-ja rekomandoi hapjen e negociatave.

I pyetur për rezultatet konkrete në luftën kundër drogës, Rama tha:

“Kemi shumë rezultate që janë themelore. KE nuk do të bënte rekomandimin pa kushte të hapjes së negociatave në të kundërt. Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë. Nuk jemi duke trokitur në dyert e BE-së për t’u bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave. Kjo është një punë në vazhdim.”

Gazetarja ka thënë se ndihet një lloj kriticizmi në Europë lidhur me hapjen e negociatave, dhe Rama e ka pohuar se ekziston diçka e tillë.

“Po, vjen nga brenda BE-së. Ka shumë arsye dhe një prej tyre është më themelorja. Sot Europa po jeton një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën. Unë isha ministër kulture kur patëm një luftë të tmerrshme, kur u detyruan që 600 mijë shqiptarë të Kosovës të vijnë në Shqipëri.”

I pyetur nëse ka patur përshtypje se në Samitin e Ballkanit dyert e BE-së u hapën për Shqipërinë, kreu i qeverisë tha:

“Nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për të shkuar drejt thellimit të Unionit përpara se të zgjerohet. Si dhe një thellim të reformave përpara se të bëhemi anëtarë.”

s.a/dita

May 29, 2018 14:54
Komento

8 Komente

  1. Claus May 29, 15:23

    Ndersa ky gallof e paska njohur luften e tmerrshme!!!

    Ore kujton ky se me ato llafollogjite boshe po ja hedh shtypit, mediave dhe politikes europiane?

    Paska marr rekomandim nga ajo Mogheriniqe se ciles i kapet dhe nipi me droge dhe po ja tund ate Europes si ferman Sulltani ne surrat.

    Po ketij qe i kane ikur 600 mije nga Shqiperia, perse nuk e ze me goje?

    Atehere paska patur dhe ka edhe Shqiperia lufte te tmerrshme???

    Me e bukura eshte kur thote se Europa me Shqiperine nuk ben zgjerim por thellim!!!!
    Mire qe nuk thote qe do te beje lartesim!

    Ky e ka kthyer vendin ne “bahce te lulezuar nga marijuana” merr guxim dhe te thote andej kendej brockulla qe nuk i beson as vete.

    Eshte kthyer shkurt ne nje zaberhane i padurueshem.

    Ja shpejt do te filloje kriza italiane dhe pastaj do te shohe ky si do te perfundoje.
    Shqiperia tashme eshte kthyer nga ky kryeminister ne republike siciliane matane detit.

    Reply to this comment
  2. Xha Braho May 29, 16:23

    Ore plehre Claus por deri te nipi Mogerinit keni shkuar ju vemje investigatore te SHQUP-it. Vazhdoni derdhni diarene tuaj psiqike neper blogje dhe hidhni balte mbi Shqiperine. Eshte kanceri qe ka kapur PeDen tuaj. Nuk ka kimioterapi qe ju shpeton. Foshnja lindi e vdekur ne 1990 sepse ishte sperma e skaduar e Sigurimit te Shtetit

    Reply to this comment
  3. Dibrani May 29, 16:29

    Me keto tru qe ke Shqiperia kurr nuk do ti bashkohet Europes.
    Rama me kujton Saliun kur i thonte botes,..Shqiperia eshte nje kine e vogel ne mes Europes.

    Rama ashtu si Saliu nuk duan te pranojne faktet e dhimbshme qe populli Shqiptar perjeton.

    Protestat jane manifestime normale per Ramen

    Kerkimi i dorheqjes eshte normale ne Shqiperi,…ama ministrat e vet te kapur me krimin dhe korrupsionin

    Rama ashtu si kolegu i tij Berisha nuk ispiron ne hapje negociatash ,..duke ja len fajin si gjithmon Europes me problemet qe ata kane.

    Ae kuptoni o popull ,..Rama dhe Saliu nuk synojne ne jet-gjatsin e tyre te hapin negociata me Europen.

    Arsyja shum e thjesht duan te jen te plot-fuqishem ne aferat e pista te tyre

    Rama -Berisha -Meta po ua zen frymen o popull ,..ngriu dhe deboi keto Kriminel dhe Hajdut.

    Shpeto Shqiperin dhe femijet tuaj nga kjo tirani.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit May 29, 17:11

    kjo moda eshte e vertete, biles eshte e modes edhe qe kryeministrat te mos japin doreheqje

    Reply to this comment
  5. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni May 29, 20:34

    Kryeministri Jugosllav i Shqiperise: “Ka shumë arsye dhe një prej tyre është më themelorja. Sot Europa po jeton një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën.”

    Ka disa elemente ketu, qe ja vlen te analizohen.

    Ajo c’ka Ramiu po thote, eshte se “nese nuk na fusni ne Europe, ka per te pasur lufte. Dhe keta qe nuk e duan BE-ne, ‘brezi i ri’, nuk e kuptojne qe lufta eshte me keq se BE-ja, sepse s’e kane perjetuar”.

    Me po kete mendesi, paraardhesit e Ramiut per 500 vjet arsyetuan “shyqyr o Zot (apo Allah) qe u integruam ne perandorine Otomane, sepse tani jetojme ne paqe, vertete mund te kete arsye per te mos e dashur perandorine Otomane, por ata qe nuk e duan, nuk i kane perjetuar lufterat perpara pushtimit Otoman dhe prandaj nuk dine ta cmojne paqen qe Otomanet sollen.”

    Dhe eshte e vertete, jo vetem per perandorine Otomane, por per cilendo perandori, popujt e perfshire brenda tyre nuk luftojne me njeri-tjetrin.

    Por ndjekesit e Ramiut duhet te pyesin veten, a eshte kjo paqja qe duan? Sepse nese po, atehere duhet ta rrezoni edhe statujen e Skenderbeut (se eshtrat ja nxorren paraardhesit e Ramiut) sic rezuat ate te Enverit, sepse Skenderbeu ishte me “ja vdekje ja liri”, dhe nese ishte i gatshem te vdiste vete per liri, s’e kishte per gje te vriste ata qe preferonin paqen brenda perandorise Otomane, me nje fjale paraardhesit tuaj.

    Element tjeter ne “speechin” e Ramiut, eshte fakti se edhe ai eshte i vetedijshem qe BE-ja nuk ofron asgje tjeter (pozitive), sepse perndryshe, nuk do i duhej ta krahasonte me luften.

    E quajta Ramiun kryeminister Jugosllav te Shqiperise, sepse ky nuk mund te jete kurre nje produkt i kultures Shqiptare. Shqiptaret nxorren me shume kryeministra / Grand Vizire te perandorise Otomane per fryme se sa edhe vete Turqit. Nga dera e vetem nje familje Shqiptare dolen 6 kryeministra https://en.wikipedia.org/wiki/K%C3%B6pr%C3%BCl%C3%BC_family

    E megjithate, shtet apo perandori drejtues te talentuar sic ishin, keta individe nuk u bene dot pjese e memorjes Shqiptare dhe duhet t’i kerkosh ne Wikipedia pa t’i njohesh, sepse Shqiptaret nuk c’mojne ofiqin apo famen, qe keta njerez i kishin me bollek, por principet. Dhe te qenit te pavarur eshte principi themelor i Shqiptareve. Prandaj Skenderbeu qe veproi ne perputhje me kete princip u betonua ne memorjen Shqiptare edhe pse jetoi shekuj para ketyre Kryeministrave.

    Dhe nese Shqiptaret nuk e quajten te udhes te mbajne mend kryeministra perandorie, nuk ka se si te mbajne mend (per mire te pakten), individe si puna e Ramiut qe jo vetem nuk kane asnje shanc te drejtojne Europen, por ne thelb do i pergjeroheshin c’do pushtuesi “aman na pushto te gjitheve, boll qe te mos na sulmojne fqinjet”, sic arsyetonin paraardhesit e Ramiut kur u bene koke e bythe bashkepunetore te fashizmit dhe nazizmit.

    Reply to this comment
  6. Jimi May 29, 20:53

    Komentusve te mesiperm! E keni fjalen qe Rama te japi doreheqje ne 2025-en?

    Reply to this comment
  7. Arben May 30, 06:23

    Eshte gjithashtu e modes ministri

    I brendshem nee krye te trafikut te

    Droges

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim