Francë/ Artistja lutet nudo përpara statujës së Shën Mërisë

September 5, 2018 11:02

Francë/ Artistja lutet nudo përpara statujës së Shën Mërisë

Artistja Deborah de Robertis i shtangu pelegrinët katolikë të vendit të shenjtë të quajtur “Zonja Lourdes”.

Krejtësisht e zhveshur, me një shami blu mbi kokë, ajo u lut nudo përpara statujës së Shën Mërisë.

34-vjeçarja u has me një prej vizitorëve që u përpoq ta mbulonte si dhe me policinë, të cilët e shoqëruan atë në komisariat.

Prokurorët po merren ndërkohë me përgatitjen e një akuze për shfaqje të seksualitetit në publik.

Artistja nga Luksemburgu, e cila është edhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave, shquhet për shfaqjet e saj nudo në publik.

Tetorin e kaluar, ajo u shfaq nudo në muzeun e Luvrit, përpara Mona Lizës së famshme të Da Vinçit.

s.a/dita

September 5, 2018 11:02
Komento

3 Komente

  1. MH September 5, 13:09

    A ka sesi qe nudizmi te jete droge.

    Reply to this comment
  2. Jimi September 5, 13:27

    Po! Pa marre persiper vertetesine e kesaj qe po them, ne mos gabofsha autosugjestioni duhet me te verte te jete droge, madje e fuqishme.

    Reply to this comment
  3. Arben September 5, 14:16

    Qenka vertet artiste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*