Francë, dorëhiqet ministri i Ekonomisë. Macron synon presidencën

August 30, 2016 18:09

Francë, dorëhiqet ministri i Ekonomisë. Macron synon presidencën

Ministri francez i Ekonomisë, Emmanuel Macron ka dhënë dorëheqjen nga posti qeveritar, për t’i hapur rrugë përpjekjes së pritshme prej tij për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ish-bankieri që merrej me investimet, tashmë 38-vjeçar, ka qenë një nga figurat më të debatuara në qeverinë socialiste të presidentit Francois Hollande. Ai ka kundërshtuar javën 35-orëshe të punës në Francë, si dhe fajëson mungesën e konkurrueshmërisë për papunësinë e lartë dhe rritjen e dobët ekonomike.

Në këtë post ai do të pasohet nga Michel Sapin. Lëvizja e fundit ishte njoftuar nga vet Macron në një mesazh dërguar mbështetësve të tij, por edhe nga Presidenca franceze.

Presidenti Holland e kishte përzgjedhur Macronin për t’iu bashkuar qeverisë së tij në vitin 2014, atëherë një figurë thuajse e panjohur. Prova e parë e vështirë për të si ministër i Ekonomisë ishte prezantimi i reformave, përfshi këtu lejimin që dyqanet të hapeshin më shpesh gjatë të dielave, një lëvizje që nxiti protesta.

Kryeministri Manuel Valls bëri që i ashtuquajturi “Ligji Macron” të kalonte i fundit në Parlament, por për të nuk u votua, në mënyrë që të shmangte rebelët e krahut të majtë ta kapnin atë në befasi.

Korrespondentë të huaj thonë se Macron ka fituar mbështetjen e shumë njerëzve, nga të rinjtë e deri te kozmopolitanët, një term që “Le Monde” e përdor për “fitimtarët prej globalizimit”.

Ai shkaktoi shqetësime në Partinë Socialiste në fillim të këtij viti, kur vendosi të ngrinte një lëvizje të re politike të quajtur “En Marche” (Në lëvizje), si dhe ka irrituar disa sindikata tregtare për shkak se ka bërë thirrje për më shumë reforma radikale punësimi dhe ka lavdëruar sipërmarrësit.

August 30, 2016 18:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*