Francë, godinat me lule ose panele diellore

February 22, 2016 22:30

Francë, godinat me lule ose panele diellore

Një ligj i ri ka kaluar në Francë e pritet që të hyjë së shpejti në fuqi. Sipas tij, të gjitha godinat e reja në Francë, që do të ndërtohen në zonat tregtare, duhet të mbulohen nga lule, bimë apo panele diellore.

Çatitë jeshile, sic quhen ndryshe ato, kanë një efekt izolues që do të ndihmojë në reduktimin e sasisë së energjisë që nevojitet për të ngrohur ndërtesën, godinën apo pallatin në dimër, apo për ta ndihmuar nga temperaturat e larta në verë.

Ato do të jenë në gjendje më pas edhe të mbrohen nga shiu si dhe do të reduktojnë problemet me lagështirën në cati por sigurisht që edhe zogjtë do të kenë një shtëpi të re, në një llopj xhungle të vogël urbane.

Ishin aktivitestët që mbrojnë mjedisin ata që kërkuan me ngulm që ai të merrte votat e shumicës qeverisëse, madje ata kërkuan që e gjithë godina të mbushej me lule gjths u kënaqën edhe me mbulimin pjesërisht të cative, duke e konsideruar një pikë nisje dhe një hap të madh në drejtimin e duhur.

Shumë e kanë miratuar dhe mbështetur këtë ligj, i cili i jep biznesmenëve dhe drejtuesve dhe bizneseve një mundësi për të instaluar panele diellore, në mënyrë që të ndihmojë sigurimin e eneergjisë së rinovueshme.

Catitët jeshile janë shumë popullore në Gjermani dhe Australi, sikurse edhe në Toronto të Kanadasë. Ky ligj është adoptuar fillimisht në vitin 2009 në Toronto, që e bëri të detyrueshme veshjen me lule apo panele diellore të të gjitha godinave industriale por edhe pallateve të banimit.

Por ligji ka edhe një tjetër efekt, atë të bukurisë natyrore të godinave.

February 22, 2016 22:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*