Francë, kërkohet rishikimi i agjencive inteligjente

July 5, 2016 11:44

Francë, kërkohet rishikimi i agjencive inteligjente

“Rishikim të mënyrës së funksionimit të agjencive inteligjente si dhe bashkimi i tyre në një organ të vetëm”, është ky propozimi i Komisionit Parlamentar hetimor në Francë, i cili ka për qëllim marrjen e masave për të parandaluar sulme terroriste të ngjashme me ato të Parisit. Presidenti i këtij komisioni, George Fenech, ka hedhur idenë e krijimit të një trupe të ngjashme me Qëndrën Kombëtare Amerikane të luftës kundër-terrorizmit.

Komisioni parlamentar hetimor në Francë ka propozuar rishikimin dhe rimodelimin e mënyrës së funksionimit të agjencive inteligjente në vend për të reflektuar mbi sulmet terroriste. Anëtarët e komisionit kanë dhënë idenë e bashkimit të disa agjencive në një të vetme, me qëllim për të përqëndruar punën dhe informacionin e grumbulluar.

Arrestimi dhe lirmi i një prej terroristëve që goditën Parisin në mbrëmjen e 13 nëntorit, Salah Abdeslam, për shkak të burokracive ka bërë që opinioni publik të ushtrojë një presion edhe më të madh kundrejt ligjvënësve për ndryshime në sektorin e sigurisë.

Për mediat është prononcuar Presidenti i Komisionit Parlamentar Hetimor, George Fenech, ka propozuar një trupë të ngjashme me Qëndrën Kombëtare të Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit. Ai shtoi se rreziku i sulmeve terroriste duhet që t’i motivojë autoritetet për të qënë më ambicionë në termat e inteligjencës. Në mbyllje zyrtari u shpreh se propozimi do të kalojë shumë shpejt në dhomat parlamentare.

Për të siguruar mbarëvajtjen e kampionatit europian të futbollit, Franca shtoi prezencën e sigurisë me afro 7.000 ushtarë të cilët patrullojnë në rrugët dhe sheshet e qyteteve kryesore të vendit. Megjithatë, eksperëtët kanë deklaruar se për këtë problem duhet menduar një zgjidhje më afatgjatë.

July 5, 2016 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*