Francë: La Pen do gjykohet për qarkullim të mesazheve të dhunshme

June 12, 2019 19:44

Francë: La Pen do gjykohet për qarkullim të mesazheve të dhunshme

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, do të gjykohet për fotografitë e mizorive të Shtetit Islamik, që ka shpërndarë në llogarinë e Tëitter-it të saj.

Le Pen i vendosi imazhet e tmerrshme në dhjetor të vitit 2015, disa javë pasi xhihadistët e ISIS vranë 130 vetë në sulmet në Paris.

Ajo i shpërndau pamjet pasi një gazetar francez bëri një krahasim mes Shtetit Islamik dhe partisë së saj. Një nga fotografitë e publikuara nga La pen tregonte trupin e pakokë të James Foley, gazetari amerikan i vrarë nga ekstremistët përpara kamerave. Një tjetër tregonte një burrë me veshje portokalli që shtypej nga një tank, dhe i treti një pilot jordanez që digjej i gjallë në një kafaz.

‘Daesh është kjo!’ pati shkruar Le Pen, duke përdorur një akronim arab për IS (Shtetin Islamik).

Për këtë një gjykatë e Parisit urdhëroi që La Pen të gjykohet për akuzat e qarkullimit të “mesazheve të dhunshme që nxisin terrorizëm ose pornografi ose dëmtojnë seriozisht dinjitetin njerëzor” dhe që mund të shihen nga një i mitur.

Akuzat bartin një dënim maksimal prej tre vitesh burg dhe një gjobë prej 75,000 euro.

Avokati i La Pen e cilësuar rastin si një shkelje të lirisë së saj të shprehjes.

Perspektiva e një gjyqi është një goditje e tjetër ligjore për Le Pen, e cila u urdhërua, muajin e shkuar, të rimbursojë Parlamentin Evropian gati 300,000 euro në fonde për mashtrim të BE-së. Parlamenti pretendoi se përdorte fonde të destinuara për asistentë parlamentarë të BE-së për të paguar një ndihmës për punën e kryer në Francë.

Kujotjmë se Le Pen e mundi partinë e presidentit Emmanuel Macron në zgjedhjet e Parlamentit Europian muajin e kaluar. Fitorja e ngushtë erdhi dy vjet pasi Le Pen humbi Macron në zgjedhjet presidenciale të Francës të vitit 2017, kundër Macron.

Që kur është bërë kryetare e forces së djathtë, La Pen është përpjekur t’i japë një imazh tjetër partisë së saj, larg racizmit dhe antisemitizmit  që kishte nën babanë e saj, Jean-Marie Le Pen, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

June 12, 2019 19:44
Komento

1 Koment

  1. tori June 13, 07:43

    Per analogji per sa ndodh ne France,perse nuk gjykohet edhe ne shqiperi krimineli,mashtruesi e nxitesi I trazirave te dhuneshme S.Berisha e L.Basha?Cfar presin me?po pse te mos gjykohen edhe gazetaret qe bejne thirrje,bile elita gazetareske Zhej,Lubonja,Shkullaku,Rakipllari,gastori “professor” M.Marku qe ne cdo emission bejne thirrje te hapura per destabilizim?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*