Francë/ Macron fillon “spastrimet” e para

July 19, 2017 19:33

Francë/ Macron fillon “spastrimet” e para

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë lëvizjen e tij të parë që nga marrja e detyrës, duke detyruar shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Pierre de Villiers, të japë dorëheqjen.

Kreu i shtetit dhe ushtaraku i lartë kishin në plan të takoheshin të premten e ardhshme për të zgjidhur një përplasje të lindur më 12 korrik, kur Macron i ishte hakërryer për kritikat e bëra nga De Villiers për shkurtimin prej 850 milionë euro të buxhetit të mbrojtjes.

Të dielën e kaluar, në një intervistë për “Journal du Dimanche”, vetë presidenti e kishte prekur çështjen duke përdorur tone të ashpra.

“Kur lind një përplasje mes presidentit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ai që ndërrohet është ky i fundit”, kishte thënë Macron.

Dhe këtë mëngjes, pak pas orës 9, përmes një komunikate dërguar agjencisë së lajmeve “France Presse”, gjenerali shpjegoi se nuk ndihej më në gjendje të drejtonte një ushtri që duhet të garantojë mbrojtjen e francezëve.

“Ndaj i kam paraqitur dorëheqjen time presidentit të Republikës, i cili i ka pranuar”, sqaroi De Villiers.

Macron e akuzon 61-vjeçarin De Villiers se nuk ka mbajtur gojën mbyllur, por ka shprehur hapur kritikat e tij ndaj planeve për shkurtime të shpenzimeve, përfshirë ato të mbrojtjes.

Vlen të theksohet megjithatë se gjenerali i dorëhequr është një ushtarak shumë i vlerësuar në radhët e ushtrisë dhe kritikat e tij janë cilësuar si të drejta për faktin se në shumë zona lufte ku veprojnë forcat e armatosura franceze, nisu nga Mali, ushtarët kanë në dispozicion mjete që nuk janë në lartësinë për kryerjen e detyrës.

Pa harruar këtu terrorizmin, kërcënimi i të cilit në Francë mbetet shumë i lartë dhe që për ta luftuar francezët i besojnë shumë ushtrisë së tyre.

July 19, 2017 19:33
Komento

1 Koment

  1. MH July 19, 20:13

    E shikoni o mavri shqipetaresh.
    Edhe sistemi demokratik si ma i moderumi ne shtetin Francez,kerkon ta mbyllesh gojen.Dhe Kur lind një përplasje mes presidentit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ai që ndërrohet është ky i fundit”, Jo kishte thënë.Po e tha vete Macron.
    Tashti ku qendron ndryshimi ndermjet ligjit diktat dhe diktatit ligj.Po te mos jete diktatura qofte moniste apo demokratike nuk ka shtet ne bote qe qendron ma shume se 2 ore. pa u zhulaturt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*