FOTO+VIDEO / Franca goditet në festë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 84 të vdekur

July 14, 2016 23:59

FOTO+VIDEO / Franca goditet në festë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 84 të vdekur

Festa kombëtare e Francës u mbyll tragjikisht. Një kamion hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur. Incidenti ndodhi në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.

Prefekti i zonës, Sebastien Humbert, tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.

Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos bënin lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.

Momentin e sulmit dëshmitaret e përshkruan si një moment paniku. “‘Vraponi, vraponi është një sulm’, kjo ishte e vetmja fjalë që dëgjohej”, tha një grua nga vendngjarja për televizionin francez. “Ka shumë gjak nëpër rrugë -tha një tjetër dëshmitare- e vetmja gjë që shohim janë njerëz të dëmtuar rëndë e të shtrirë për toke”.

Imazhet e rënda janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Thuajse e gjithë Nice është blinduar nga forca të shumta sigurie për t’i garantuar qetësi banorëve të zonës. Ndërkohë që spitalet e qytetit jugor kanë hapur dyert për personat e plagosur.

Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Pikërisht mesditën e së enjtes, Presidenti Hollande deklaroi se nuk ka më arsye që Franca të zgjasë gjendjen e emergjencës, pasi sipas tij, vendi i ka arritur kënaqshëm objektivat e terrorizmit.

 

 

3 4 5 2

July 14, 2016 23:59
Komento

2 Komente

  1. anticensurë 25642654 July 15, 08:23

    “Policia shkëmbeu zjarr me drejtuesin e kamionit, për të cilin thotë se e ka ekzekutuar”
    e ka vrarë idiotër,e ka vrarë!!në një shkëmbim zjarri vriten njerzit,nuk egzekutohen!!maksimuimi egzekutim mund të thuhet kur vritet një person me urdhër të dikujt!!në këtë rast nuk mund të shkruhet u egzekutua,por thjeshtë u vra!!bile meqë është shkëmbyer zjarr me atentatorin mund të thuhet se “u vra gjat shke¨mbimit të zjarrit me policinë”!!
    kështu mor kallëpa të gazetarisë!të isha unë kryeredaktor as për kamarier nuk ju kisha punësuar në gazetë!!
    pavarsisht se fjalori i guhës shqipe është ku thërret qameti për foljen “me egzekutu” ka këtë shpjegim:
    EKZEKUTOJ kal.
    1. libr. Zbatoj, përmbush, e vë në jetë diçka (një ligj, një vendim, një urdhër etj.). Ekzekutoj vendimin. Ekzekutoj urdhrin. Ekzekutoj me përpikëri.
    2. drejt. Zbatoj dënimin me vdekje të dikujt, pushkatoj, var etj. një të dënuar.
    E ekzekutuan me pushkatim (me varje).

    Reply to this comment
    • Drj July 15, 12:08

      Kur lexoj komentin tuaj, më shumë se sa vërejtjen që bëni transmetoni mungesën e ekuilibrit emocional që shfaqni. Gjë që automatikisht të bën të mendosh se jeni i/e ngarkuar ose i/e stresuar.

      Verë, vapë këtej nga ne mund të gjeni moment boll për t’u relaksuar…..nëse andej nga ju bën ftohtë dhe nuk keni mundësi të argëtoheni, shpreh thjesht keqardhjen.

      Merri më lehtë herë tjetër vërejtjet, jo se s’kini të drejtë, por me vërejtjen përcillni gjendjen tuaj të trazuar emocionale, mungesën e plotë të etikës si edhe fyerje të pastra.

      Kujdes! Pasi kur gjendja stresuese, bëhet normale deviancat, sipas psikologut, janë sjelljet agresive dhe kriminaliteti 🙂 Dhe kjo e fundit është më shqetësuese se sa një formulim jo i saktë i lajmit.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*