Francesca, italiania që ka ndërtuar jetën në Tiranë

February 2, 2018 19:59

Francesca, italiania që ka ndërtuar jetën në Tiranë

Tashmë prej 3 vitesh Francesca ka ndërtuar jetën e saj në Tiranë! Një studio e improvizuar është vendi ku ajo shfaq pasionin për punimet me dorë! Varëset, byzylykët, janë disa nga krijimet që Francesca bën në mënyrë artizanale!

“Kam filluar qe kur isha e vogël, çmontoja dhe rregulloja varëset që më prisheshin, i rikompozoja për t’i dhënë një formë që më pëlqente më shumë! Nga udhëtimet e ndryshme që bëja në të gjithë botën, mblidhja materiale e nevojshme. Kështu nisa të krijoj modelet e mia. Janë në fakt krijime pak ekstravagante, që shkëlqejnë, me shumë elementë dhe ngjyra, sepse ky është stili im, kështu jam unë”, shprehet Francesca.

Edhe pse kalon ore të tëra në këtë ambient, ky nuk është prioriteti i saj, pasi për të përmbushur akoma më shumë qëndrimin në Tiranë, Francesca po planifikon një projekt të rëndësishëm, që dëshiron ta zhvillojë në Shqipëri.

Në këto 3 vite në Shqipëri, Francesca ka mundur të njohë mirë Tiranën, veçanërisht “Pazarin e Ri”, vendin e saj të preferuar.

“Pazari i ri është vendi im i preferuar. Është një ambient me shumë jetë dhe ngjyra, mund të them, që është pjesa më antike e qytetit! Më pëlqen markata, dyqanet me orendi të veçanta! Pazari i ri mendoj që përfaqëson atë që është Shqipëria sot, një vend antik por edhe i ri në të njëjtën kohë, më pëlqen dekori në pallate, por edhe arkitektura kontemporane, mund të ushqehesh në çdo orar. Unë vij këtu shpesh me mikeshat e mia për drekë por edhe për një kafe”, thotë Francesca. e.k/dita

February 2, 2018 19:59
Komento

3 Komente

  1. em.. February 2, 22:14

    Bella …Francesca

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku February 3, 01:28

    E ka marre statusin e refugjatit kjo Francesca?

    Reply to this comment
  3. Tori February 3, 14:26

    Bravo! E mire dhe natyrale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*